VLORË– Në një zonë të fshatit Kaninë në Vlorë ka rënë zjarr e për pasojë mësohet se flakët janë përhapur shumë e për këtë arsye është djegur një tokë me ullinj shekullorë.
Sipas burimeve bëhet me dije se flakët e zjarrit rrezikojnë të djegin dhe banesat që ndodhen aty në afërsi.
Ndërsa forcat zjarrfikëse janë nisur drejt vendngjarjes, për shuarjen dhe marrjen nën kontroll të situatës së vështirë të zjarrit./Radar.al