Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë zonën e Kodër Krastës në periferi të Elbasanit, duke alarmuar autoritetet dhe banorët lokalë. Flakët janë shfaqur pasditen e sotme, rreth orës 14:00, dhe janë përhapur me shpejtësi në të gjitha drejtimet, duke djegur një sipërfaqe të konsiderueshme të pyllit me pisha dhe duke vënë në rrezik serioz ekosistemin e parkut të gjelbër të qytetit.
Shërbimi zjarrfikës ndodhet në terren dhe po përpiqet të izolojë vatrat e zjarrit, ndërkohë që ndërhyrja po vështirësohet nga terreni i thepisur, temperaturat e larta dhe era e fortë.
Autoritetet kanë bërë thirrje për shmangien e zonës nga qytetarët për arsye sigurie, ndërsa pritet mbështetje shtesë për të përballuar situatën e emergjencës që po përshkallëzohet me shpejtësi.


