Një vatër zjarri është aktivizuar mesditën e sotme në zonën malore mes fshatrave Dërmish dhe Rumanxa, në bashkinë Finiq.
Në terren ndodhen forcat zjarrfikëse dhe një helikopter për shuarjen e flakëve, por era e fortë po e vështirëson operacionin duke favorizuar përhapjen e zjarrit drejt fshatit Rumanxa.


