Pasditen e sotme, një vatër masive zjarri ka përfshirë fshatin Lekël në Tepelenë, duke shkatërruar hektarë pyje dhe tokë të mbjellë, si dhe duke djegur banesa, tre stane dhe tri krerë gjedhë.
Në mes të dëmeve të mëdha, flakët shkatërruan plotësisht kishën ortodokse “Shën Ilia” – monument kulture i kategorisë II, ndërtuar në vitet 1800 nga Thanas Vaja, ish-komandant i Ali Pashë Tepelenës.
Situata u rëndua edhe më shumë nga shpërthimi i dy bombave të Luftës së Dytë Botërore, që u aktivizuan nga temperaturat e larta të zjarrit, duke rritur rrezikun në zonë.
Policia urdhëroi evakuimin urgjent të banorëve në Lekël dhe Hormovë për të shmangur tragjeditë e mundshme, teksa zjarrfikësit luftojnë për të kontrolluar flakët që po përhapen me shpejtësi alarmante.


