Site icon Informohu siç duhet

Zjarr i madh në landfillin e Bushatit, ndërhyrje emergjente për shuarjen e flakëve

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë këtë të diel landfillin e mbetjeve në Bushat, duke krijuar shqetësim për banorët dhe autoritetet lokale.

Flakët janë përhapur me shpejtësi në sipërfaqen e depozitimit, ndërsa shkaqet e rënies së zjarrit mbeten ende të paqarta. Menjëherë pas sinjalizimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse, të cilat po punojnë për vënien nën kontroll të situatës.

Aktualisht në operacion janë angazhuar 6 mjete zjarrfikëse, ku dy prej tyre i përkasin bashkisë Shkodër, ndërsa pjesa tjetër ka ardhur në ndihmë nga bashkitë Lezhë dhe Vau i Dejës.

Ekipet në terren vijojnë punën intensive për izolimin e vatrës së zjarrit dhe shmangien e përhapjes së mëtejshme, me synim minimizimin e dëmeve në mjedis dhe zonat përreth

Exit mobile version