Site icon Informohu siç duhet

Zjarr i madh në Fier, digjet stalla, shpëtohen bagëtitë

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një pronë private në fshatin Peshtan të Fierit, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Sipas të dhënave paraprake, zjarri dyshohet se është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike në pompën e vaditjes, e cila përfshiu me flakë dengje bari, një stallë bagëtish dhe disa mjete bujqësore.

Fatmirësisht, në momentin e ngjarjes bagëtitë nuk ndodheshin brenda stallës, duke shmangur një tragjedi më të madhe. Dëmet materiale llogariten rreth 10 milionë lekë të vjetra.

Forcat zjarrfikëse ndërhynë me shpejtësi dhe arritën të vendosin situatën nën kontroll. Ndërkohë, grupi hetimor ka nisur punën për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes.

Exit mobile version