Zjarr i madh ka përfshirë zonën e Pishë-Poro në Vlorë, duke shkatërruar mbi 2-3 km pyje dhe duke rritur shqetësimin e autoriteteve lokale. Kryetari i Bashkisë, Ermal Dredha, njofton se ekziston dyshimi për zjarrvënie të qëllimshme.
“Sot është ndërhyrë intensivisht, nga toka dhe ajri, me katër helikopterë dhe 34 forca zjarrfikëse të pyjores. Nesër në mëngjes, nga ora 5:30, presim të shtohen mbi 40 forca të armatosura për të ndihmuar në shuarjen e flakëve”, tha Dredha.
Situata mbetet kritike, ndërsa autoritetet paralajmërojnë se përhapja e zjarrit vazhdon të jetë një rrezik serioz për territorin dhe komunitetin.


