TIRANË– “Blutë” e Kryeqytetit kanë arrestuar një 41-vjeçar nga Kosova, i cili zhvaste qytetarët duke i mashtruar me kontrata pune jashtë vendit. Ai identifikohet si Hamz Bytyçi ku sipas Policisë, ky shtetas premtonte kontrata pune në shtete të ndryshme, kundrejt pagesës që varionte nga 1000 deri në 1500 euro, nëpërmjet mashtrimit.
Gjatë muajit prill 2025, ky shtetas, nëpërmjet kësaj mënyre mashtrimi, iu ka marrë para, 3 shtetasve. Vijojnë hetimet për dokumentimin e rasteve të tjera të mashtrimit nga ky shtetas dhe për identifikimin e shtetasve me të cilët ai mund të ketë bashkëpunuar.
NJOFTIMI I POLICISË:
DVP Tiranë
Finalizohet pas 3 muajsh hetime mbi kallëzimet e disa qytetarëve, për mashtrim, operacioni policor i koduar “Premtimi”.
Kërkonte 1000-1500 euro, pasi ofronte kontrata pune në shtete të ndryshme, nëpërmjet mashtrimit, kapet dhe vihet në pranga 41-vjeçari.
Dokumentohen 3 raste të marrjes së shumave të parave me anë të mashtrimit, gjatë muajit prill.
Si rezultat i hetimeve të kryera gjatë 3 muajve nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në drejtimin e Prokurorisë, mbi kallëzimet e bëra nga disa shtetas, për mashtrim me kontratat e punës, është finalizuar operacioni policor i koduar “Premtimi”. Si rezultat i operacionit, u arrestua shtetasi kosovar:
H. B., 41 vjeç, banues në Kosovë.
Nga hetimet ka rezultuar se 41-vjeçari premtonte kontrata pune në shtete të ndryshme, kundrejt pagesës që varionte nga 1000 deri në 1500 euro, nëpërmjet mashtrimit. Gjatë muajit prill 2025, ky shtetas, nëpërmjet kësaj mënyre mashtrimi, iu ka marrë para, 3 shtetasve.
Vijojnë hetimet për dokumentimin e rasteve të tjera të mashtrimit nga ky shtetas dhe për identifikimin e shtetasve me të cilët ai mund të ketë bashkëpunuar.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Rama publikoi pamjet e familjes së emigrantëve/ Celibashi: Kryeministri s’e ka bërë foton
‘Kujdeset’ për abonuesit në “OnlyFans”, Vanda Nara: Mos u bë plani B i dikujt
LaCivita me të rinjtë: Berisha siguron që të gjeni suksesin këtu
Rama ironizon LaCivita: Mbeti Latifi i shkretë në penxhere për të marrë lekët e bufit