Site icon Informohu siç duhet

Zhdukja misterioze merr fund, gruaja gjendet pas 9 vitesh duke jetuar në shpellë me dy vajzat

Një ngjarje e jashtëzakonshme ka tronditur autoritetet në Indi: pas nëntë vitesh zhdukje totale, shtetasja ruse Nina Kutina është gjetur duke jetuar në një shpellë në pyjet e Gokarna-s, në shtetin Karnataka. Ajo jetonte aty bashkë me dy vajzat e saj të mitura, 4 dhe 6 vjeç.

Zbulimi u bë rastësisht nga një inspektor policie gjatë një kontrolli në zonat me rrezik rrëshqitjeje dherash, ku vuri re një statujë hyjnore që çoi në hyrjen e shpellës të mbuluar me saritë e kuq. Brenda, 40-vjeçarja Kutina ushtronte yoga, meditonte me dritën e qirinjve dhe kishte zbukuruar muret me figura të hyjnive hinduiste.

Kutina kishte hyrë fillimisht në Indi në vitin 2016 me vizë biznesi, të cilën e kishte tejkaluar, përpara se të zhdukej pa gjurmë. Pas negociatave, ajo dhe vajzat u transferuan në një strehë për gra dhe më pas në një qendër deportimi. Ato pritet të rikthehen në Rusi, ndërsa autoritetet po verifikojnë të shkuarën e saj, përfshirë humbjen e një djali në aksident dhe zhdukjen e një tjetër fëmije.

Exit mobile version