Site icon Informohu siç duhet

Zhdukja e 27-vjeçarit në Has, ekipet e shpëtimit: S’ka gjurmë të tij

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës, njofton se akoma nuk kanë hasur në gjurmët e banorit të humbur, 27-vjeçarit Ajet Lleshi, nga fshati Kishaj.

Operacionin e kanë mbyllur deri në grumbullimin e informacioneve të nevojshme. Kërkimi është bërë në bashkëpunim me policinë e shtetit shqiptar.

27-vjeçari rezulton i zhdukur që prej ditës së diel (6 prill). Sipas njoftimit të policisë i riu ishte larguar nga banesa që prej mëngjesit për të prerë dru në pyll.

Lleshi gjatë mesnatës ka telefonuar për ndihmë familjarët dhe më pas nuk ka më gjurmë prej tij.
Për shkak të motit të keq dhe terrenit të vështirë terreni i vështirë të afërmit nuk kanë arritur të gjejnë të riun. Sipas prefektit të qarkut të Kukësit, Dritan Baji, zona është vëzhguar për rreth 2 orë nga një helikopter i forcave të armatosura teksa vijon kërkimi nga ushtria.

Njoftimi i plotë
Me datën 07.04.2025 ShKShMK ka pranuar thirrje për ndihmë nga autoritet Shqiptare për kërkimin e banorit të humbur A.LL, 27 vjeçar nga fshati Kishaj-Has.

Skuadrat e ShKShMK së bashku me policinë e shtetit, banorët e zonës kanë realizuar kërkimin e zonës së dyshuar me datat 07-08.04.2025, duke mos hasur në gjurmët e personit të lartcekur.

Ky operacion mbyllet deri në grumbullimin e informacioneve të nevojshme.

Exit mobile version