Kandidati republikan për zëvendëspresident, JD Vance mësohet se ka votuar personalisht këtë mëngjes në qendrën e tij të votimit në Cincinnati.
Senatori në qendrën e votimit u shfaq plot buzëqeshje teksa mbërriti në Kishën e Shën Antonit të Padovës për të votuar me gruan e tij, Usha, dhe fëmijët e tyre.
“Unë votova! Shpresojmë që të shkojë po aq mirë për mua dhe Presidentin Trump, siç shkoi për mua disa vjet më parë në shtetin e Ohaios”, tha Vance para gazetarëve.
Zgjedhjet e 5 nëntorit në SHBA do të na zbulojnë se cili prej dy kandidatëve, Donald Trump apo Kamala Harris, do të drejtojë Shtëpinë e Bardhë për 4 vitet e ardhshme.

