Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Asllani spektaktor në stol, trajneri i Torinos shpjegon arsyen: Kjo është një mënyrë respekti ndaj të gjithë lojtarëve

    Parashikimi i horoskopit 3 Nëntor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Këmbimi valutor 3 Nëntor, me sa blihen e shiten dollari dhe euro

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, koalicioni Vlen fiton shumicën e komunave shqiptare, thyhet keq BDI

    November 2, 2025

    Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut ka publikuar rezultatet fillestare të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale, pas numërimit të pjesës më të madhe të votave. Sipas të dhënave paraprake, kandidatët e VMRO-DPMNE-së prijnë në 21 komuna të vendit.

    Koalicioni shqiptar në qeveri, VLEN, ka siguruar fitoren në katër komuna, ndërsa opozita maqedonase LSDM udhëheq në tre. Nga ana tjetër, Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) kryeson në një komunë, ndërsa në Strugë prin kandidati i pavarur Mendi Qyra, i mbështetur nga VLEN.

    VMRO-DPMNE ka fituar në disa prej komunave më të rëndësishme të vendit, përfshirë Shkupin, Aerodromin, Karposhin, Koçanin, Kërçovën, Vallandovën, Negotinën dhe Probishtipin.

    Koalicioni VLEN ka dalë fitues në Tetovë (Bilall Kasami), Dibër (Fisnik Mela), Dollnen (Blerim Isljami) dhe Bogovinë, ndërsa AKI ka fituar Studeniçanin me Ejup Abazin.

    Një humbje e ndjeshme për shqiptarët është regjistruar në Kërçovë, ku pas 16 vitesh drejtimi shqiptar, komuna i ka kaluar kandidatit të VMRO-së, Aleksandar Jovanovski, që mundi Fatmir Deharin e AKI-së. Fragmentimi i votës shqiptare në raundin e parë, me tre kandidatë nga komuniteti, u pa si faktor vendimtar në këtë rezultat.

    Edhe në Bërvenicë, kandidati shqiptar Haqim Ramadani, i cili u mbështet në raundin e dytë nga AKI, nuk arriti të sigurojë fitoren, duke u mposhtur nga Jovica Ilievski i VMRO-së me një diferencë prej rreth 150 votash.

    Në këtë raund të dytë, votimi u zhvillua në 32 komuna të Maqedonisë së Veriut dhe në Qytetin e Shkupit.

    Maqedoni zgjedhjet
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Asllani spektaktor në stol, trajneri i Torinos shpjegon arsyen: Kjo është një mënyrë respekti ndaj të gjithë lojtarëve

    November 3, 2025

    Parashikimi i horoskopit 3 Nëntor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    November 3, 2025

    Këmbimi valutor 3 Nëntor, me sa blihen e shiten dollari dhe euro

    November 3, 2025

    Sektori i shëndetësisë në rrezik/ Mjekët e Shqipërisë dhe rajonit emigrojnë drejt Gjermanisë, ja shifrat

    November 3, 2025
    Mos e humb
    Fokus October 18, 2025

    Ermelinda Meksi: Një modeli i ndryshimit ligjor për trafikun rrugor dhe skuterat

    Sot lexova ne shtypin austriak se Qeveria e Austrisë ka finalizuar një reformë në ligjet…

    Philipp Plein Residence, projekti që do të ndryshojë jetën e luksit në Tiranë

    NËNTË BETEJAT PËR BASHKINË E TIRANËS

    “Le të ikin shqiptarët, se do i zëvendësojmë me bangladeshas!” Marin Mema: Begaj nuk përfaqëson dot as popullin e vet

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: [email protected]
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Nëntor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Në dashuri, sinqeriteti është çelësi… parashikimi i horoskopit për ditën e sotme

    Këto 4 shenja të horoskopit që mund të bëhen milionerë deri në vitin 2030

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.