KOSOVË– Presidentja Vjosa Osmani ka arritur në qendrën e votimit, për të ushtruar të drejtën e saj për duke votuar për zgjedhjet parlamentare në vendin e saj.
Vjosa Osmani është parë duke pritur për disa minuta në radhë, në qendrën e votimit, për shkak se para kishte disa qytetarë në moshë që po votonin. Ajo i ka respektuar, duke pritur në radhë. Gjatë pritjes ajo ka zhviluar bisedime me qytetarët që ishin aty.
Sot në Kosovë mbahen zgjedhjet parlamentare, të parat të rregullta që nga shpallja e pavarësisë më 2008. Në garë janë 28 subjekte politike dhe një kandidat i pavarur, si dhe katër kandidatë për kryeministër: Albin Kurti nga LVV-ja, Bedri Hamza nga PDK-ja, Lumir Abdixhiku nga LDK-ja dhe Ramush Haradinaj nga koalicioni AAK-Nisma dhe partnerët e tjerë. Siç raportohet pas përfundimit të procesit të votimit, në 941 qendra të votimit, do të nisë numërimi i fletëvotimeve për subjektet politike, duke mundësuar sa më shpejt shpalljen e rezultateve paraprake./Radar.al