Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Europa i përgjigjet strategjisë së re të sigurisë nga Trump: Përgjegjësia për paqen është dhe e jonë

    “Qeni u tremb nga gjuetarët”, 2-vjeçari shqiptar sulmohet për vde*je nga pitbulli në Greqi, flet e ëma

    Raporti i KLSH: Siguria në shkolla përkeqësohet, mungon koordinimi institucional

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kosovë

    Zgjedhjet në Kosovë pa fitues absolut, pjesëmarrja e ulët në votime mesazh për partitë

    November 10, 2025

    KOSOVË– Rezultatet preliminare, të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) për garat me balotazh në 18 komuna të Kosovës, të mbajtura më 9 nëntor, krijuan një balancë të re lokale mes partive politike – me fuqi pothuajse të barabartë.

    Bazuar në të dyja rundet e votimeve për kryetarë të 38 komunave, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) fituan secila nga shtatë komuna.

    Partia Demokratike e Kosovës (PDK) fitoi gjashtë, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ruajti udhëheqjen në pesë.

    Nisma Socialdemokrate, Partia Turke KDTP dhe iniciativa e Ramiz Lladrovcit siguruan nga një komunë secila. Ndërsa, Lista Serbe ka kontrollin në të dhjetë komunat me shumicë serbe.

    Një rezultat i fragmentuar politikisht

    Sociologu dhe analisti politik, Artan Muhaxhiri, vlerëson për Radion Evropa e Lirë se këto rezultate nuk kanë prodhuar një fitues apo humbës të qartë në nivel partie.

    “Në përgjithësi, është një shpërndarje shumë e llojllojshme e fituesve – gjë që, logjikisht, nuk lejon të ketë fitues apo humbës absolut. Por, gjithsesi, partitë do ta interpretojnë sipas dëshirave të tyre.“-thotë ai.

    Partitë politike dhe komunat ku fituan kandidatët e tyre për kryetar

    Lëvizja Vetëvendosje (7 komuna): Mitrovicë e Jugut, Gjilan, Obiliq, Fushë Kosovë, Kamenicë, Podujevë dhe Shtime
    Lidhja Demokratike e Kosovës (7 komuna): Prishtinë, Pejë, Dragash, Viti, Junik, Istog dhe Lipjan
    Partia Demokratike e Kosovës (6 komuna): Prizren, Vushtrri, Kaçanik, Skënderaj, Ferizaj dhe Han i Elezit
    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (5 komuna): Gjakovë, Suharekë, Klinë, Rahovec dhe Deçan
    Partia Turke KDTP (1 komunë): Mamushë
    Nisma Socialdemokrate (1 komunë): Malishevë
    Iniciativa e Ramiz Lladrovcit (1 komunë): Drenas
    Lista Serbe (10 komuna): Kllokot, Leposaviq, Novobërdë, Shtërpcë, Zubin Potok, Zveçan, Graçanicë, Ranillug, Partesh dhe Mitrovicë e Veriut
    Në të njëjtën linjë është edhe politologu Dritëro Arifi, i cili thekson se Lëvizja Vetëvendosje ka dëshmuar një përhapje më të gjerë gjeografike sesa në zgjedhjet e mëparshme, megjithëse në nivel asambleje ajo mbetet forca e tretë.

    “Është një balancë interesante. Me asamble, LVV-ja është në vendin e tretë, por me komuna (kryetarë) është më mirë se ka qenë para katër ose tetë vjetësh. Unë do të thosha se jemi duke parë një fragmentarizim të pushtetit lokal – me një rënie të lehtë edhe të PDK-së në krye të komunave, por jo në nivel asambleje”, shpjegon Arifi për Radion Evropa e Lirë.

    Përqendrimi në qendrat kryesore

    Sipas Muhaxhirit, partitë do ta matin suksesin e tyre në bazë të fitores në qendrat kryesore.

    “LDK-ja do të mbështetet te fitorja në Prishtinë, por duhet të merret parasysh se ka humbur dy bastione tradicionale: Fushë Kosovën dhe Obiliqin. Në anën tjetër, LVV-ja ka shënuar avancim të rëndësishëm, veçanërisht me fitoren në Mitrovicën e Jugut”, thotë Muhaxhiri.

    Ai shton se PDK-ja nuk ka performuar mirë në këto zgjedhje, por ka arritur të ruajë Prizrenin – një nga komunat më të rëndësishme të vendit.

    AAK-ja mbajti të gjitha komunat që i qeveriste më parë, gjë që, sipas Muhaxhirit, është një rezultat i qëndrueshëm.

    Rezultati i partive në zgjedhjet lokale në vitin 2021

    Partia Demokratike e Kosovës (9 komuna): Prizren, Drenas, Kaçanik, Vushtrri, Dragash, Mitrovicë e Jugut, Skënderaj, Han i Elezit dhe Ferizaj
    Lidhja Demokratike e Kosovës (7 komuna): Prishtinë, Fushë Kosovë, Istog, Viti, Junik, Pejë dhe Lipjan
    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (5 komuna): Gjakovë, Klinë, Rahovec, Therandë dhe Deçan
    Lëvizja Vetëvendosje (4 komuna): Gjilan, Podujevë, Kamenicë dhe Shtime
    Nisma Socialdemokrate (1 komunë): Malishevë
    Xhafer Gashi (1 komunë): Obiliq
    Lista Serbe (10 komuna): Leposaviq, Novobërdë, Shtërpcë, Zubin Potok, Zveçan, Graçanicë, Ranillug, Partesh, Mitrovicë e Veriut dhe Kllokot

    Pasojat në skenën kombëtare

    Zgjedhjet lokale u zhvilluan në një kohë të paqartësive politike në nivel qendror, teksa mbetet e hapur çështja nëse Kosova do të ketë një qeveri të re apo do të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

    Kjo do të qartësohet deri më 19 nëntor, kur përfundon afati për mandatarin e LVV-së, Glauk Konjufca, që të formojë dhe paraqesë qeverinë në Kuvend.

    Analistët thonë se rezultatet lokale u japin partive një pasqyrë të qartë për përgatitjen e zgjedhjeve eventuale nacionale.

    Arifi thekson se vetëm dy komuna – Prishtina dhe Mitrovica e Jugut – kanë peshë reale për matjen e forcës partiake.

    “Fitorja në Prishtinë i jep një përparësi të lehtë LDK-së, por nuk është fitore absolute, sepse pjesëmarrja ka qenë e ulët dhe shumë votues nuk i përkasin LDK-së. Por, nuk është matës i mirë vetëm kryetari i komunës dhe balotazhi. Shpeshherë kjo di të mashtrojë”, thotë Arifi.

    Në të njëjtën frymë, ai shton se në Mitrovicën e Jugut, ku fitoi Faton Peci i LVV-së ndaj Arian Tahirit të PDK-së, asambleja komunale mbetet e fragmentuar – çka reflekton kompleksitetin e votës lokale.

    Sipas Muhaxhirit, rezultatet e zgjedhjeve lokale tregojnë se nuk priten ndryshime të mëdha në skenën politike kombëtare, përveç nëse partitë ndryshojnë qasje. Nëse partitë vazhdojnë me të njëjtin stil, LVV-ja “do të mbetet në populizëm”, ndërsa të tjerat do të vuajnë nga “mungesa e kreativitetit dhe guximit për të ndryshuar”, thotë ai.

    “Nëse kjo gjendje ‘fotokopjohet’ në nivel qendror, nuk do të kemi dallime të mëdha nga sot”, shton Muhaxhiri.

    Rënia e pjesëmarrjes – sinjal për partitë

    Pjesëmarrja në zgjedhje ishte e ulët: rreth 40 për qind në rundin e parë dhe vetëm 32 për qind në balotazh.
    Sipas Arifit, kjo tregon se qytetarët janë zhgënjyer nga ofertat politike, të cilat ende fokusohen në çështje bazike, si kanalizimi e ujësjellësi.

    “Unë nuk kam parë kandidat, i cili me të vërtetë ka investuar shumë në një vizion apo program që mund të jetë i zbatueshëm në katër vjetët e ardhshëm. Ne ende flasim për kanalizim e ujë – në vitin 2025”, shprehet Arifi.

    Muhaxhiri e sheh rënien e daljes në votime si mungesë motivimi dhe sinjal paralajmërues për partitë para zgjedhjeve të mundshme parlamentare.

    “Votuesit kanë kritere reale dhe të sakta. Ata nuk panë ofertë të besueshme… Mesazhi është i qartë: nevojitet politikë racionale dhe më pak polarizuese”, përfundon Muhaxhiri./REL

    kosove Zgjedhjet në Kosovë
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Europa i përgjigjet strategjisë së re të sigurisë nga Trump: Përgjegjësia për paqen është dhe e jonë

    December 8, 2025

    “Qeni u tremb nga gjuetarët”, 2-vjeçari shqiptar sulmohet për vde*je nga pitbulli në Greqi, flet e ëma

    December 8, 2025

    Raporti i KLSH: Siguria në shkolla përkeqësohet, mungon koordinimi institucional

    December 8, 2025

    Pas foltores në Durrës, Ervin Salianji i bashkohet protestës para Kryeministrisë (Foto)

    December 8, 2025
    Mos e humb
    Ekonomi December 4, 2025

    “Blerje masive në tregun imobiliar”/ Eksperti: Ja trendi i ri

    TIRANË- Tregu imobiliar vitet e fundit ka marrë hov përveçse në kryeqytet edhe në qytetet…

    Philipp Plein Residence prezantohet në Abu Dhabi si një projekt ambicioz në zemër të Europës: Ujka dhe Ivanaj: Të vendosur që të çojmë më lart emrin e Shqipërisë


    Ekspertja imobiliare Eriola Canga: Philipp Plein dhe Mohamed Alabbar do rrisin çmimin e pronës

    Një kompani “fantazmë” blen Arena Casino nga Albstar, kush fshihet pas Lake Horizont LLC?

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: [email protected]
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Tre shenjat e horoskopit që mund të zhgënjehen gjatë festave të fundvitit

    Parashikimi i horoskopit 8 Dhjetor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Shenjat e zodiakut që do të kalojnë shumë mirë gjatë festave, 3 më të bekuarit

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.