KQZ ka shqyrtuar ditën e sotme projektvendimin për caktimin e numrit të monitoruesve për zgjedhjet e pjesshme për kryetar të Bashkisë Himarë, më 4 Gusht 2024, në bashkinë Himarë, e cila ka 36 qendra votimi.
“Ideja është për të pasur një monitorues, për të caktuar një monitorues për fushatën e zgjedhjeve të pjesshme për kryetar të Bashkisë Himarë, data 4 gusht 2024. Vendosim sipas këtij propozimi”, tha kryekomisioneri Ilirjan Celbashi.
Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar datën 4 gusht për mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme në Himarë, pasi KQZ shpalli të pavlefshëm mandatin e kryetarit të zgjedhur, Fredi Beleri, i cili është dënuar me dy vite burg për blerje votash.