Petro Gjikuria, kandidati i PD-së për Bashkinë e Himarës, kallëzoi në SPAK Vangjel Tavon, kandidatin e Partisë Socialiste për kryebashkiak, për zgjedhjet që do të mbahen në 4 gusht.
Gjikuria pretendon se Tavo transferoi gjendjen civile nga Dropulli në Himarë.
Kandidati i opozitës kërkon nga SPAK hetimin e procedurave.
Zgjedhjet për Bashkinë e Himarës zhvillohen pasi KQZ shpalli vakancë, ndërkohë që Fredi Beleri, u dënua nga Apeli i GJKKO-së për korrupsion zgjedhor.


