Site icon Informohu siç duhet

Zgjedhjet e 11 Majit/ Raporti i OSBE: Duhen 26 vëzhgues afatshkurtër dhe 300 afatgjatë

Zgjedhjet e 11 Majit/ Raporti i OSBE: Duhen 26 vëzhgues afatshkurtër dhe 300 afatgjatë

TIRANË– Delegacioni nga zyra e OSBE-së për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR) ka zhvilluar një Mision të Vlerësimit të Nevojave (NAM) në Shqipëri nga data 3 deri më 6 dhjetor 2024.

Mësohet se misioni u krye për vlerësimin e mjedisit parazgjedhor dhe përgatitjeve për zgjedhjet e ardhshme që do të mbahen më 11 maj.

“Të gjithë bashkëbiseduesit e ODIHR theksuan domosdoshmërinë e një misioni të gjerë vëzhgimi zgjedhor nga ODIHR, duke nënvizuar rëndësinë e vendosjes së tij përpara ditës së zgjedhjeve dhe në të gjitha qarqet për të siguruar një mbikëqyrje të pavarur dhe të paanshme të gjithë procesit zgjedhor. Përfaqësuesit e institucioneve shtetërore vlerësuan rekomandimet zgjedhore të ODIHR-it si një kontribut të rëndësishëm për përmirësimin e kuadrit dhe praktikave zgjedhore.  Shumë bashkëbisedues theksuan rëndësinë kritike të vëzhgimit të periudhës para zgjedhjeve, veçanërisht në lidhje me përdorimin e burimeve shtetërore dhe ndikimin e mundshëm në krijimin e një fushe të barabartë gare. Ata identifikuan disa aspekte që kërkojnë vëmendje të veçantë, duke përfshirë punën e administratës zgjedhore, futjen dhe zbatimin e teknologjive të reja në zgjedhje, fushatën dhe mbulimin e saj nga mediat dhe platformat online, financimin e fushatës, zgjidhjen e mosmarrëveshjeve zgjedhore dhe procedurat e ditës së zgjedhjeve. Duke u bazuar në këto konsiderata, ODIHR rekomandon vendosjen e një Misioni të Vëzhgimit të Zgjedhjeve (EOM) për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025. Përveç një ekipi bazë ekspertësh, ODIHR  rekomandon që Shtetet pjesëmarrëse të OSBE-së të dërgojnë 26 vëzhgues afatgjatë për të ndjekur procesin zgjedhor në gjithë vendin, si dhe 300 vëzhgues afatshkurtër për të monitoruar procedurat e ditës së zgjedhjeve, përfshirë votimin, numërimin e votave dhe përmbledhjen e rezultateve. Në përputhje me metodologjinë standarde të ODIHR-it, EOM do të përfshijë edhe një element monitorimi të mediave.”- thuhet në raport./Radar.al 

Exit mobile version