Site icon Informohu siç duhet

Zgjedhjet e 11 majit, ja emri i gruas më të votuar në Shqipëri

Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka dalë gruaja më e votuar në Shqipëri në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, me 18,850 vota preferenciale, duke u renditur e treta në nivel kombëtar pas Blendi Gonxhes (21,809) dhe Erion Braçes (20,261).

Ndërkohë, befasinë në këto zgjedhje e kanë sjellë dy emra të rinj të Partisë Socialiste: Arkend Balla në Durrës me 18,651 vota dhe Sara Mile në Elbasan me 18,626, duke kaluar pritshmëritë për kandidatë të rinj.

Nga ana tjetër, rezultati ka qenë i zymtë për 65 kandidatë, të cilët nuk kanë marrë asnjë votë, çka nxjerr në pah fenomenin e kandidimeve simbolike dhe mungesën e angazhimit real në terren.

Renditja përfundimtare mund të ndikohet nga numërimi i votave të diasporës, veçanërisht nga Greqia, që janë ende në proces.

Exit mobile version