Site icon Informohu siç duhet

Zgjedhje të reja në Tiranë? Ja si përgjigjet kryeministri Rama

Gjatë emisionit “Opinion”, kryeministri Edi Rama u pyet nëse Tirana do të përballet me zgjedhje të reja për kryetarin e bashkisë, pas disa muajsh që Erion Veliaj ndodhet në burg.

Rama u përgjigj shkurt dhe pa detaje, duke lënë të hapur mundësinë e zhvillimit të zgjedhjeve të parakohshme:

Fevziu: A do të vazhdojë Erion Veliaj të jetë kryetar bashkie i Tiranës?
Rama: Nuk e di këtë, do ta shohim në vijim.

Fevziu: Do ketë zgjedhje të parakohshme apo do të pritet vendimi i gjykatës?
Rama: Nuk e di, kam kërkuar të shoh një sërë opinionesh për të kuptuar si duhet trajtuar situata.

Me këtë deklaratë, kryeministri shmangu konfirmimin, duke lënë vend për spekulime mbi zhvillimet e mundshme në kryeqytet në muajt e ardhshëm.

Exit mobile version