TIRANË– Më 16 Mars Sinodi i Shenjtë do të mblidhet për të zgjedhur Kryepeshkopin që do të zëvendosojë Anastas Janullatos në Kishën Ortodokse “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë.
Zgjedhja do të zhvillohet në Qendrën Sinodike, menjëherë pas përfundimit të Liturgjisë Hyjnore, dhe do të ndjekë me përpikëri dispozitat e Statutit të Kishës Orthodokse Autoqefale të Shqipërisë.
Ky zëvendësim vjen pas ndarjes nga jeta të Kryepiskopit Anastas, që udhëhoqi Kishën për më shumë se tri dekada. Anastasi u nda nga jeta në moshën 95-vjeçare më 25 Janar 2025 në spitalin ‘Ungjëllizimi’ në Athinë./Radar.al
Mbahet sot dita e dytë e homazheve në nder të Kryepeshkopit Anastas Janullatos

