Site icon Informohu siç duhet

Zgjedhja e kreut të ri të BKH/ Kush janë 7 kandidatët që vijojnë garën (EMRAT)

TIRANË– Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka publikuar emrat e shtatë kandidatëve që kanë kaluar në fazën e dytë të garës për zgjedhjen e Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

NJOFTIMI I PLOTË I SPAK: 

Komisioni i Përzgjedhjes në mbështetje të nenit 148/dh të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, të nenit 34, të ligjit nr. 95/2016 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Institucioneve për Luftuar Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, të ndryshuar, në Rregulloren datë 06.01.2020, “Për procesin e Përzgjedhjes së Drejtorit të BKH-së”, si dhe në njoftimin “Thirrje për aplikim për pozicionin “Drejtor i Byrosë Kombëtare të Hetimit”, në mbledhjen datë 25.06.2025 shqyrtoi aplikimet dhe dokumentacionin e depozituar nga 13 (trembëdhjetë) aplikues për pozicionin Drejtor të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Në përfundim të mbledhjes, pas përmbushjes së kritereve ligjore, Komisioni i Përzgjedhjes vendosi kualifikimin për fazën e parë të këtij procesi dhe vijimin në fazën tjetër të konkurimit për kandidatët e mëposhtëm:

  1. Andi Pogaçe
  2. Artur Beu
  3. Elton Kërluku
  4. Gentian Ndoi
  5. Gentjan Shehaj
  6. Gledis Nano
  7. Joni Keta

Kandidatët e përzgjedhur do të vazhdojnë konkurimin për fazat e tjera të procesit./Radar.al 

Exit mobile version