Site icon Informohu siç duhet

Zgjatet hetimi për ish-partneren e Safet Bajrit, akuzohet për ndihmë në vra*jen e Fatbardh Licit

E përfshirë në vr*sjen e Fatbardh Licit/ Apeli i GJKKO-së lë në burg të dashurën e Safet Bajrit

Gjykata e Posaçme (GJKKO), me kërkesë të SPAK, ka vendosur të zgjatë edhe me tre muaj afatin e hetimeve ndaj Eria Agos, ish-partneres së Safet Bajrit. Ajo ndodhet në burg dhe dyshohet se ka ndihmuar autorët e vrasjes së Fatbardh Licit, duke i larguar nga vendi i krimit.

Për këtë atentat, janë arrestuar Safet Bajri, i njohur si “i forti i Dobraçit”, Behar Bajri dhe bashkëpunëtori i afërt i tyre Astmer Bilali. Prokuroria thotë se Lici u vra si pasojë e përplasjes mes dy grupeve kriminale. Viktima ishte xhaxhai i Ibrahim Licit, kundërshtarit të përbetuar të Bajrave, i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Safet Bajri u arrestua më 21 shkurt 2025. GJKKO miratoi masën “arrest me burg” dhe njëkohësisht kërkesën e SPAK për kryerjen e analizës së ADN-së së tij, megjithëse vetë Bajri nuk e ka lejuar marrjen e kampioneve në momentin e parë.

Ndaj Safet dhe Behar Bajrit, si edhe ndaj Bilalit, rëndojnë akuzat për “Vrasje me paramendim”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizatat kriminale”. Sipas SPAK, motivi i vrasjes së Licit lidhet me akuzat që Behar Bajri i kishte bërë Ibrahim Licit për ekzekutimin e ish-efektivit të ushtrisë, Boran Bërçana, i cili u vra bashkë me partneren e tij, Silva Ndocin.

Exit mobile version