Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Pak muaj pas marrjes së mandatit, republikanët mendojnë për pasuesin e Trump, zbulohet pretendenti kryesor

    Gjendet i pajetë burri pranë hekurudhës së Peqinit, dyshimet e para

    Ishin shpallur në kërkim, arrestohen 3 persona në Rinas, mes tyre vlonjati që “mbushi” Anglinë me d*ogë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Të tjera

    Zelensky kritikon Perëndimin për mosreagim ndaj sulmeve të fundit ruse në Ukrainë

    October 6, 2025

    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në fjalimin e tij të përnatshëm, e kritikoi Perëndimin për mungesë reagimi teksa Ukraina perëndimore dhe rajone të tjera po përpiqen ta rimarrin veten nga një sërë sulmesh ajrore ruse që vranë të paktën pesë njerëz.

    “Fatkeqësisht, nuk ka pasur asnjë reagim të denjë e të fortë nga bota ndaj të gjithë kësaj që po ndodh; ndaj rritjes së vazhdueshme të sulmeve”, tha Zelensky.

    “Pikërisht për këtë [presidenti rus Vladimir] Putin e bën këtë. Ai tallet hapur me Perëndimin, me heshtjen e tij dhe mungesën e veprimeve të forta në përgjigje”, theksoi ai.

    Zelensky u ankua se “çdo” raketë dhe dron i lëshuar nga Kremlini “përmban pjesë me të cilat Rusia furnizohet ende” nga vendet perëndimore dhe vende të tjera, duke përmendur kompani nga Shtetet e Bashkuara, Kina, Tajvani, Britania, Gjermania, Zvicra, Japonia, Koreja e Jugut dhe Holanda.

    “E gjithë kjo duhet të ndalet”, shtoi ai.

    Sulmet e fundit të Rusisë në rajonin e Lvivit, larg vijave të frontit dhe pranë kufirit polak, më 5 tetor, nxitën Poloninë dhe aleatët e NATO-s t’i ngrënë avionë luftarakë në ajër dhe të vendosnin forcat tokësore në gatishmëri të lartë.

    “Forcat ajrore polake dhe aleate po operojnë në hapësirën tonë ajrore, ndërsa sistemet tokësore të mbrojtjes ajrore dhe zbulimit me radar janë vendosur në gjendjen më të lartë të gatishmërisë”, njoftoi komanda operacionale e Polonisë në një postim në rrjetet sociale.

    Polonia i përshkroi këto masa si veprime “parandaluese” të destinuara për ta “siguruar hapësirën ajrore dhe për t’i mbrojtur qytetarët, veçanërisht në zonat pranë rajoneve të kërcënuara”.

    Ky veprim vjen pothuajse një muaj pas një incidenti ku dhjetëra dronë rusë fluturuan në hapësirën ajrore të Polonisë, duke detyruar avionët e NATO-s të ngriheshin për t’i kapur dhe rrëzuar disa prej tyre.

    Incidenti i 10 shtatorit ishte përplasja e parë e drejtpërdrejtë midis NATO-s dhe Rusisë që nga fillimi i pushtimit të plotë të Ukrainës nga Kremlini në shkurt të vitit 2022.

    Zelensky tha më 5 tetor se të paktën pesë njerëz u vranë dhe dhjetë të tjerë u plagosën në një “sulm të kombinuar rus”, që përfshinte “më shumë se 50 raketa dhe rreth 500 dronë”.

    Sulmet ndërprenë furnizimin me energji elektrike për dhjetëra mijëra njerëz dhe dëmtuan ndërtesa e infrastrukturë.

    “Sot, rusët goditën sërish infrastrukturën tonë, gjithçka që siguron jetesë normale për njerëzit”, shkroi Zelensky në një postim në Telegram.

    Ai përsëriti thirrjen e Kievit për më shumë mbështetje nga aleatët perëndimorë, ndërsa pushtimi i plotë rus po i afrohet vitit të katërt dhe përpjekjet e fundit të SHBA-së për të ndërmjetësuar një marrëveshje paqeje kanë shënuar pak përparim.

    “Ne kemi nevojë për më shumë mbrojtje, për zbatim më të shpejtë të të gjitha marrëveshjeve të mbrojtjes, veçanërisht për mbrojtjen ajrore, që ky terror ajror të bëhet i pakuptimtë. Një armëpushim i njëanshëm në qiell është i mundur dhe mund të hapë rrugën për diplomaci të vërtetë,” tha Zelensky.

    Ai shtoi se Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian “duhet të veprojnë për ta detyruar Putinin të ndalet”.

    Forcat ajrore të Ukrainës njoftuan se i gjithë vendi ishte nën alarm ajror për disa orë, me paralajmërime të mëdha për sulme me raketa dhe dronë në rajonin perëndimor të Lvivit./rel

    Ukraina Volodymyr Zelensky
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Pak muaj pas marrjes së mandatit, republikanët mendojnë për pasuesin e Trump, zbulohet pretendenti kryesor

    November 8, 2025

    Gjendet i pajetë burri pranë hekurudhës së Peqinit, dyshimet e para

    November 8, 2025

    Ishin shpallur në kërkim, arrestohen 3 persona në Rinas, mes tyre vlonjati që “mbushi” Anglinë me d*ogë

    November 8, 2025

    Tentoi të vriste një person duke e përplasur me makinë, arrestohet 17-vjeçari në Lezhë

    November 8, 2025
    Mos e humb
    Fokus October 18, 2025

    Ermelinda Meksi: Një modeli i ndryshimit ligjor për trafikun rrugor dhe skuterat

    Sot lexova ne shtypin austriak se Qeveria e Austrisë ka finalizuar një reformë në ligjet…

    Philipp Plein Residence, projekti që do të ndryshojë jetën e luksit në Tiranë

    NËNTË BETEJAT PËR BASHKINË E TIRANËS

    “Le të ikin shqiptarët, se do i zëvendësojmë me bangladeshas!” Marin Mema: Begaj nuk përfaqëson dot as popullin e vet

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: [email protected]
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 7 nëntor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Ende s’jeni gati ta falni/ Parashikimi i horoskopit 6 Nëntor 2025

    Nuk do keni për çfarë te qaheni sot ne jetën tuaj në çift, parashikimi i horoskopit 5 Nëntor

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.