Site icon Informohu siç duhet

Zbuloni qytetet më të mira në botë në 2024-ën

Është hera e katërt radhazi, që Parisi zë vendin e parë në Indeksin e 100 destinacioneve të qyteteve më të mira nga kompania e të dhënave Euromonitor International.

Më shumë se 70 milionë njerëz udhëtuan për në Paris këtë vit dhe metropoli ishte më se i përgatitur për ta, falë politikës dhe infrastrukturës së shkëlqyer turistike, thuhet në raport.

Indeksi shikon qytetet kryesore nga e gjithë bota dhe i rendit ato sipas kritereve duke përfshirë turizmin, qëndrueshmërinë, performancën ekonomike dhe shëndetin e sigurinë.

Europa dominon renditjen e vitit 2024 me gjashtë qytete në top 10. Madridi është në vendin e dytë, Roma dhe Milano janë në vendin e katërt dhe të pestë, Amsterdami është në vendin e shtatë dhe Barcelona në të dhjetin.

Londra, e cila ishte në vendin e 10-të vitin e kaluar dhe së fundmi kryesoi një indeks alternativ të qyteteve më të mira në botë, arriti vetëm në vendin e 13-të në listë, midis Seulit në vendin e 12-të dhe Dubait në vendin e 14-të.

Problemi i mbiturizmit

Amsterdami është një nga disa qytete europiane, që prezantoi masa për të luftuar mbiturizmin.

Londra është nr.3 për mbërritjet ndërkombëtare, me 21.7 milionë udhëtime dhe rritje prej 7%.

Hong Kongu është në vendin e katërt, me 20.5 ardhje ndërkombëtare dhe 19% rritje, dhe qyteti i shenjtë i Mekës në Arabinë Saudite ishte në vendin e pestë, me 19.3 milionë vizitorë dhe 20% rritje.

Euromonitor International vë në dukje disa tendenca për vitin 2024.

Destinacione të shumta kanë thjeshtuar proceset e tyre të vizave, duke zbatuar autorizimet elektronike të udhëtimit dhe duke zgjeruar hyrjen afatshkurtër pa viza.

10 destinacionet më të mira të qyteteve sipas Euromonitor International për vitin 2024:

Parisi
Madridi
Tokio
Romën
Milano
Nju Jork
Amsterdami
Sydney
Singapor
Barcelona
10 qytetet më të mira në mbërritjet ndërkombëtare për vitin 2024:

Bangkok (32.4 milionë udhëtime ndërkombëtare)
Stamboll (23 milionë)
Londër (21.7 milionë)
Hong Kong (20.5 milionë)
Meka (19.3 milionë)
Antalia (19.3 milionë)
Dubai (18.2 milionë)
Macau (18 milionë)
Paris (17.4 milionë)
Kuala Lumpur (16.5 milionë)
/Monitor

Exit mobile version