TIRANË– Emisioni që bashkon të gjithë familjet dhe “gozhdon” çdo shqiptar para ekranit, do të startojë në Dhjetor.
U përfol shumë por tashmë u mësua se edhe këtë dhjetor, “shtëpia më e famshme në vend” do të hapet me imazhin e njohur, Ledion Liçon.
Dy sezonet e para ishin territori i Arbanës; dy të fundit shënuan epokën Ledion Liço. Ditën e sotme në rrjetin social Instagram Top Channel ka publikuar promon e spektaklit që mbylli thashethemet dhe hapi zyrtarisht sezonin e ri: në dhjetor, Ledioni do të drejtojë spektaklin e madh, duke hyrë në sezonin e tij të tretë si fytyra e “Big Brother VIP Albania”./Radar.al
View this post on Instagram
Ekspertja imobiliare Eriola Canga: Philipp Plein dhe Mohamed Alabbar do rrisin çmimin e pronës


