Site icon Informohu siç duhet

Zbulohen prapaskenat/ Lojtarët e Kosovës e braktisën fushën pasi panë një video në rrjet

Zbulohen prapaskenat/ Lojtarët e Kosovës e braktisën fushën pasi panë një video në rrjet

Përballja mes Rumanisë dhe Kosovës është cilësuar në rrjet si një ndeshje “e braktisur”!

Pas afro 1 ore, arbitri vërshëlleu tri herë duke qenë se në fushë doli vetëm Rumania dhe shkelmoi topin.

Lojtarët e Kosovës po qëndronin në dhomat e zhveshjes.

Arbitri vërshëlleu fundin e ndeshjes ndonëse kishte minuta të mjaftueshme për të luajtur.

Nëpërmjet një postimi në “Twitter”, gazetari i njohur rumun, Emanuel Roshu, zbulon se lojtarët e Kosovës ishin shumë pranë rifillimit të ndeshjes në një moment, por ata panë një video dhe u bindën të mos ktheheshin më në fushë.

Gjithashtu Roshu bën me dije se drejtuesit e Kosovës ishin në konktakt me përfaqësuesit e UEFA-s përmes telefonit.

“Lojtarët e Kosovës ishin shumë pranë rifillimit të ndeshjes në një moment, por ata panë një video dhe u bindën të mos ktheheshin më. Ata ishin në kontakt me përfaqësuesit e UEFA-s përmes telefonit”, shkruan gazetari rumun.

 

Exit mobile version