Site icon Informohu siç duhet

Zbulohen dy baza të lojërave të fatit në Tiranë, tre persona në pranga

Përshtatën lokalin për lojëra fati, arrstohen 2 persona dhe procedohen dy të tjerë

Policia e Tiranës ka zbuluar dy lokale ku organizoheshin në mënyrë të paligjshme lojëra fati me kompjuterë dhe telefona celularë, duke arrestuar tre persona që dyshohet se ishin të përfshirë në këtë aktivitet.

Operacioni policor i koduar “Multigames”, i zhvilluar nga specialistët e Hetimit të Krimeve Kibernetike në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, çoi në arrestimin në flagrancë të shtetasve B.K., 20 vjeç, S.M., 24 vjeç dhe E.B., 18 vjeç, administratorë dhe punonjës të këtyre subjekteve.

Sipas policisë, në rrugën “Muhamet Deliu” u konstatua një lokal i administruar nga 24-vjeçari S.M., ku së bashku me punonjësin B.K., dyshohet se organizonin baste sportive përmes telefonave celularë. Ndërkohë, në një lokal në rrugën “Mysym Keta”, ku ishte i punësuar 18-vjeçari E.B., u gjetën dy kompjuterë që dyshohet se përdoreshin për lojëra fati.

Gjatë kontrolleve në të dyja ambientet, policia sekuestroi 6 njësi kompjuterike me monitorë, 4 telefona celularë dhe bileta bastesh sportive, të cilat dyshohet se përdoreshin për aktivitetin e paligjshëm.

Policia bëri të ditur se kontrollet për evidentimin dhe goditjen e subjekteve që organizojnë lojëra fati në mënyrë të kundërligjshme do të vijojnë. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Exit mobile version