PEJË– Stresi menjëherë pas lirimit nga qelia njoftoi këtë lajm për ndjekësit e tij, madje edhe se do nis rutinën e tij me muzikën, ku menjëherë do të jetë në Tiranë mbrëmjen e sotme në një nga clubet e kryeqytetit.
Ndërkohë Shkodran Nikçi, zëdhënës i Prokurorisë Themelore në Pejë, ka zbuluar më shumë detaje rreth lirimit të Stresit nga burgu i Pejës.
Artisti u lirua pasditen e sotme teksa ditën e djeshme i ishte caktuar masa e sigurisë 48 orë paraburgim.
“Personi i pandehur me inicialet A.L dje është paraqitur në stacionin policor, pas intervistimit është ndaluar për 48 me urdhër të prokurorit të shtetit.”- ka thënë Nikçi./Radar.al
Stresi lirohet nga qelia/ Momenti kur reperi del nga ambientet e paraburgimit (VIDEO)


