Site icon Informohu siç duhet

Zbulohen detaje nga edicioni i katërt i Big Brother Vip Albania

Për edicionin e ri të Big Brother VIP, duket se do të duhet të presim deri në fund të vitit, pasi programet aktuale të Top Media-s do të mbyllin sezonin e vjeshtës.

Gjithashtu, është pothuajse e sigurt që prezantimi do t’i besohet sërish Ledion Liços, i cili tashmë ka filluar përgatitjet dhe ndan herë pas here foto në rrjetet sociale. Në fillim, u përfol se ky sezon do të sillte së bashku disa nga konkurrentët më të spikatur të edicioneve të kaluara, por këto zëra duket se ishin thjesht thashetheme.

Ndërkohë, disa personazhe të njohura janë përmendur si konkurrentë të mundshëm për këtë vit, megjithatë nuk ka ende asgjë zyrtare. Do të na duhet të presim edhe pak për të zbuluar emrat e pjesëmarrësve që do të konkurrojnë për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh, dhe ndoshta për një mundësi për të avancuar në karrierën e tyre artistike ose televizive.

Exit mobile version