Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Trump sulmon sërish Melonin: Dëshiron sërish të bëhet mike për të rritur popullaritetin e saj

     Tragjedi në Republikën Domenikane/ Përfshihet nga flakët një resort luksoz, vd*s turisti italian

    Ish-futbollistët e Kombëtares marrin licencën për trajner, spikasin Xhaka dhe Gjasula

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Zbulimi që po ndryshon luftën kundër kancerit/ Si lindi rastësisht teknika që shkatërron tumoret me valë zanore

    October 11, 2025

    Një zbulim i bërë thuajse rastësisht në Universitetin e Miçiganit po revolucionarizon mënyrën se si trajtohet kanceri. Fjala është për histotripsinë, një teknikë që përdor valë zanore me frekuencë të lartë për të shkatërruar tumoret, pa pasur nevojë për ndërhyrje kirurgjikale.

    Kjo metodë u zbulua në fillim të viteve 2000 nga Zhen Xu, atëherë studente doktorature në inxhinieri biomjekësore. Teksa rregullonte frekuencën e ultrazërit për të ulur zhurmën që shqetësonte kolegët, ajo vuri re një efekt të pazakontë: brenda një minute, indet e sëmura filluan të shpërbëheshin. “Mendova se po ëndërroja,” kujton Xu, e cila sot është profesoreshë në Universitetin e Miçiganit.

    Nga ky eksperiment i rastësishëm lindi histotripsia, e cila ndryshe nga ultrazëri tradicional, fragmenton tumoret përmes mikroflluskave që zgjerohen dhe shemben në mikrosekonda, duke e lënë më pas sistemin imunitar të pastrojë qelizat e dëmtuara.

    Në vitin 2023, FDA e miratoi këtë teknologji për trajtimin e tumoreve të mëlçisë, ndërsa një studim i vitit 2024 nga kompania HistoSonics raportoi 95% sukses teknik. Efektet anësore janë të rralla dhe përfshijnë vetëm shqetësime të lehta si dhimbje barku apo gjakderdhje të brendshme të përkohshme.

    Në qershor 2025, Mbretëria e Bashkuar u bë vendi i parë në Evropë që miratoi përdorimin klinik të histotripsisë. NHS e ka përfshirë tashmë në programin për pajisje inovative, duke e cilësuar një hap të madh në trajtimet jo-invazive të kancerit.

    “Shumë njerëz mendojnë se ultratingulli shërben vetëm për imazheri, por provat tregojnë se ai mund të shkatërrojë tumoret, të zvogëlojë metastazat dhe të përmirësojë trajtimet ekzistuese pa nevojën e kirurgjisë,” thotë Julie Earl, studiuese në institutin “Ramón y Cajal” në Spanjë.

    kancer zbulimi
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Trump sulmon sërish Melonin: Dëshiron sërish të bëhet mike për të rritur popullaritetin e saj

    June 20, 2026

     Tragjedi në Republikën Domenikane/ Përfshihet nga flakët një resort luksoz, vd*s turisti italian

    June 20, 2026

    Ish-futbollistët e Kombëtares marrin licencën për trajner, spikasin Xhaka dhe Gjasula

    June 20, 2026

    EMRI/ Grabiti me armë pikën e karburantit në Fushë-Krujë, arrestohet autori

    June 20, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 18, 2026

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Nga Ardit RadaKa politikanë që dallohen për betejat që zgjedhin të bëjnë. Ka të tjerë…

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 19 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 16 Qershor 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.