Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Ashpërsohen masat për drejtuesit e rinj të mjeteve, Kuvendi miraton ndryshimet në Kodin Rrugor

    Gjykata e Lartë rrëzon sekuestrimin e pasurive të Ahmetajt, çështja kthehet për rigjykim në Apelin e Posaçëm

    Berisha nuk mori pjesë në votimet për rendin e ditës, Salianji: Berisha po asgjëson opozitën reale

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Zbulime të rëndësishme etruske në Itali

    August 11, 2025
    Pas më shumë se 20 vjet gërmimesh arkeologët zbuluan në Orvieto të Italisë objekte të rëndësishme etruske.

    Për më shumë se 20 vjet arkeologët kanë zhvilluar gërmime në vendin e shenjtë legjendar të etruskëve në Orvieto të Italisë. Tani me sa duket ata kanë gjetur objekte të rëndësishme fetare.

    Gërmimet arkeologjike në vendin e shenjtë qendror etrusk në Itali, Fanum Voltumnae, kanë nxjerrë me sa duket në dritë objekte të rëndësishme fetare. Objektet e gjetura mundësojnë të nxirren përfundime rreth ritualesh që datojnë më shumë se 2,500 vjet më parë. Sipas njoftimeve të mediave italiane këtë javë në periferi të qytetit të Orvietos  u zbuluan dy koka deshësh prej guri të ruajtura mirë, një kokë luani, altarë të mëdhenj dhe një rrugë e gjerë procesioni.

    Në kulmin e epokës etruske 

    Vendi i shenjtë i federatës së qytetit etrusk pranë Orvietos, i cili ka përmasa të mëdha, u zbulua në fillim të viteve 2000 gjatë gërmimeve të udhëhequra nga arkeologia Simonetta Stopponi.

    Që nga ajo kohë gërmimet kanë vazhduar. Mendohet se ky vend i shenjtë është ndërtuar në kulmin e epokës etruske në shekullin e 6-të para Erës sonë.

    Asimilimi nga romakët

    Etruskët u vendosën në Italinë qendrore nga shekulli i 9-të deri në shekullin e parë para Erës sonë. Origjina e tyre është ende e paqartë dhe gjuha dhe feja e tyre janë studiuar vetëm pjesërisht.

    Periudha nga shekulli VII deri nё shekullin V para Krishtit ishte epoka e lulёzimit tё etruskёve. Historiani i antikitetit Dionisi i Halikarnasos i admironte ata si “mё tё hershmit dhe krejt tё ndryshёm nga popujt e tjerё “.

    Studiuesit edhe sot e kёsaj dite debatojnё pёr prejardhjen e etruskёve. Shumica mbron tezёn, se ata e kanё prejardhjen nga Azia e Vogёl (nё Turqinё e sotme) prej nga kanё emigruar. Tё tjerё i konsiderojnё si njё fis tё ngulitur prej kohёsh nё territorin e sotёm tё Italisё, i cili ishte zhvilluar me kalimin e kohёs. Megjithatё analizat e ADN-sё sё popullsisё nё Toskanё mbёshtesin tezёn e parё.

    Etruskët u mundën nga romakët, të cilët e asimiluan popullin etrusk dhe kulturën e tyre derisa sa ata u zhdukën si grup i pavarur etnik gjatë Republikës Romake./DW

    itali mediat italiane Zbulime të rëndësishme etruske
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Ashpërsohen masat për drejtuesit e rinj të mjeteve, Kuvendi miraton ndryshimet në Kodin Rrugor

    June 18, 2026

    Gjykata e Lartë rrëzon sekuestrimin e pasurive të Ahmetajt, çështja kthehet për rigjykim në Apelin e Posaçëm

    June 18, 2026

    Berisha nuk mori pjesë në votimet për rendin e ditës, Salianji: Berisha po asgjëson opozitën reale

    June 18, 2026

    Kuvendi miratoi Amnistinë Penale, ministri Lamallari: Një lajm i shumëpritur për familjet shqiptare

    June 18, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 18, 2026

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Nga Ardit RadaKa politikanë që dallohen për betejat që zgjedhin të bëjnë. Ka të tjerë…

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 16 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.