Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Nxehtësia ekstreme godet energjinë bërthamore, Franca mbyll reaktorin “Golfech 2”

    Georgina larg stadiumit, por pranë Ronaldos, ja si i jep mbështetje CR7

    Shqipëria krijon operator të ri për hidrokarburet, Rama: Garantojmë rezervën strategjike të naftës

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Ekonomi

    Zbatimi i TVSH-së/ Kompensimi 10% për fermerët do llogaritet mbi vlerën e autofaturave

    November 21, 2025

    Pas konfuzionit të krijuar te fermerët dhe përpunuesit, për mënyrën e zbatimit të skemës së kompensimit të TVSH-së e parashikuar me paketën fiskale, Monitor sqaroi me institucionet fiskale mënyrën se si prej tyre parashikohet zbatimi në praktikë i skemës dhe mbi vlerën e cilave faturave do të llogaritet kompensimi.

    Sipas tyre p.sh nëse një fermer i pajisur me NIPT do të shesë produkte bujqësore, me vlerë 1,000 euro, dhe për këtë shitje grumbulluesi apo përpunuesi do të lëshojë autofaturën përkatëse, atëherë fermeri do të përfitojë një kompensim prej 10%, pra 100 euro.

    Pra kompensimi 10% i TVSh-së së paguar për inputet bujqësore, nuk do të llogaritet direkt mbi blerjet e fermerit për plehra kimike, fidanë apo fara, por mbi vlerën e autofaturave të lëshuara nga grumbulluesi për produktet bujqësore që fermeri do të shesë te ta. Sipas ligjit të TVSH-së fermerët e pajisur me NIPT nuk lëshojnë fatura shitje nëse shesin produktet e tyre bujqësore te persona të tatueshëm, por janë këta të fundit që lëshojnë autofaturën për fermerin.

    Qëllimi i skemës së re të kompensimit është të mbulojë TVSH-në 10% që fermeri ka paguar për blerjen e inputeve bujqësore, si plehra kimike, fidanë dhe fara, por llogaritjet e kompesimit do të bëhen mbi vlerën e autofaturave të lëshuara për secilin fermer nga përpunuesi apo grumbulluesi.

    Në bazë të dhënave të administratës tatimore rezulton se, në për vitin 2024 janë rreth 9,875 fermerë që kanë shitur produktet e tyre tek 659 blerës.

    Pse është zgjedhur ky mekanizëm? Sipas ekspertit fiskal Artur Papajani, skema e kompensimit të fermerëve me 10% të TVSH-së ndjek të njëjtin model që zbatohet edhe në vendet e Bashkimit Europian. Sipas tij, qëllimi kryesor i kësaj skeme është kompensimi i TVSH-së që fermerët paguajnë për blerjet e tyre bujqësore, si inpute.

    Meqenëse rimbursimi i drejtpërdrejtë i TVSH-së për fermerët është teknikisht i pamundur, zgjidhja më praktike dhe ligjërisht e zbatueshme është që kompensimi të realizohet përmes vlerës së faturave të shitjes, të cilat lëshohen nga grumbulluesit, përpunuesit ose agroturizmet e certifikuara.

    “Fermerët për nevoja të aktivitetit të tyre, përgjatë vitit kryejnë blerje të ndryshme (inpute bujqësore, lëndë djegëse, pajisje të mekanikës bujqësore, etj), duke paguar edhe TVSH për to.

    Realisht përfshirja e fermerëve në skemën e TVSH-së paraqet vështirësi deri pamundësi, duke i privuar ato nga e drejta e zbritjes apo edhe rimbursimit të TVSH-së, rrjedhur nga blerjet tyre.

    Por gjithsesi duhet gjetur dhe është gjetur një mënyrë kompensimi për to. Për të kuptuar thjeshtë e qartë këtë procedurë, duhet: së pari, të kuptohet qëllimi i skemës dhe së dyti, i mënyrës së gjetur për zbatimin e saj.

    Qëllimi i skemës së kompensimit është rikuperimi deri në një farë mase i fermerëve për blerjet që ato kryejnë, blerje këto, në funksion të aktivitetit të tyre ekonomik. Kuptohet blerje, për të cilat TVSH e lidhur me to teknikisht dhe ligjërisht, është e pamundur t’u kthehet mbrapsht atyre në mënyrë të drejtpërdrejtë siç ndodh me rimbursimin e zakonshëm.

    Ndërsa si mjet apo mënyrë për arritjen e qëllimit, është gjetur kompensimi për fermerët nga buxheti i shtetit, me një normë prej 10%, të zbatuar mbi vlerën e faturave që lëshohen për fermerët, nga personat e tatueshëm, grumbullues e përpunues”.

    Si do zbatohet në praktikë skema

    Në vitin e parë të zbatimit të skemës së kompensimit të TVSH-së efektet financiare llogariten në vlerën e 1.5 mld lekëve apo rreth 15 mln euro.

    Nga institucionet fiskale mësohet se në praktikë skema do të funksionojë mbi një database të dhënash ku do të reflektohen autofaturat e lëshuara prej grumbulluese, por me qëllim përfitimin e kompensimit, autofaturat duhet të konfirmohen online nga fermeri.

    Pra fillimisht fermeri duhet të dorëzojë kërkesën për kompensimin në e-Albania. Krahas dorëzimit të kërkesës fermeri duhet të konfirmojë online çdo autofaturë të lëshuar nga grumbulluesi në emër të tij, me qëllim shmangien e mashtrimit dhe arritjen e gjurmueshmërisë së mallit për rastet e shkeljes së sigurisë ushqimore.

    Kërkesa për kompensim do të bëhet 2 herë në vit dhe kompensimi do të llogaritet mbi vlerën e autofaturave të lëshuara për periudhën janar-qershor dhe korrik -dhjetor.

    Kompensimi do të përfitohet brenda 30 ditëve nga dorëzimi i kërkesës. Fermeri gjithashtu duhet të deklarojë edhe numrin e llogarisë bankare, ku do t’i depozitohen paratë e kompensimit.

    Përfitues të skemës do të jenë ata fermerë që nuk i nënshtrohen TVSH-së dhe si të tillë, as nuk ngarkojnë TVSH për blerësit e produkteve të tyre bujqësore, por as kanë të drejtë të zbresin TVSH-në e paguar në blerje. Dorina Azo/

    fermerët TVSH Zbatimi i TVSH
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Nxehtësia ekstreme godet energjinë bërthamore, Franca mbyll reaktorin “Golfech 2”

    June 23, 2026

    Georgina larg stadiumit, por pranë Ronaldos, ja si i jep mbështetje CR7

    June 23, 2026

    Shqipëria krijon operator të ri për hidrokarburet, Rama: Garantojmë rezervën strategjike të naftës

    June 23, 2026

    Tension në veri të Evropës, bombarduesit rusë pranë Britanisë, NATO ngre F-35 në ajër

    June 23, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    “Disa sekrete…”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

    Parashikimi i horoskopit 19 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.