TIRANË– Me arrestimin e ish-gjyqtares Pajtime Fetahu një ditë më parë, janë zbuluar gjithashtu edhe kërcënimet që kjo e fundit i ka bërë drejtuesit të emisionit investigativ “STOP” në Tv Klan, Sajmir Kodrës, pasi gazetari e ka denoncuar për çështjet korruptive që ajo ka bërë.
Më 11 Qershor të 2019 emisioni “Stop” denoncoi disa nga shkeljet e gjyqtares Fetahu, e cilaka ndikuar në lirimin e një personi nga burgu, por është dokumentuar edhe roli i saj në falsifikimin e një dosjeje prone.
Kur gjyqtarja është pyetur nga gazetari i “Stop” në gjykatë duke i kërkuar asaj versionin e vet mbi çështjet, Fetahu I është kthyer me sharje e fyerje, duke e kërcënuar me shprehjen: O unë, o ju!
Nga studion e Stop, Saimir Kodra kishte një mesazh për gjyqtaren: Gjyqtarja ka një kod etike që nuk duhet ta shfaqë vetëm në sallën e gjyqit. Edhe në shoqëri duhet të jetë shembull, sepse nuk mundet që lart e poshtë të shajë me nënë e me babë dhe atje të bëjë moralistin, nuk funksionon kjo gjë. Pajtime, realisht sot unë Saimir Kodra, besoj do kesh dëgjuar dhe të kanë folur për mua, do e kisha shumë më të lehtë sesa të sforcohesha dhe të mbaja këtë mënyrë të foluri që kam tani. Ti sot doje një reagim tejet personal, ashtu siç ke treguar aty, por për të respektuar të gjithë kastën e gjyqtarëve ku ti fatkeqësisht je pjesë dhe u ke nxirë faqen të gjithëve, unë nuk do të reagoj personalisht sot, ashtu siç ke bërë ti. Por të jesh e sigurt se pas këtij momenti të jesh e sigurt që do të përballesh, siç po përballesh përditë nëpër gjykata me gjithë ato paçavure që ke bërë me sistemin tënd. Çka sot ta deklarojnë dhe miqtë e shokët e tu. Po nëse do të jetë e nevojshme, edhe ata do të të dalin kundër një ditë, o gjyshi i madh.
PJESË NGA BISEDA, EMISIONI STOP 11 QERSHOR 2011:
Gjyqtarja Patime Fetahu-Të lutem..! Ik ore, mu hiq…! Këta pse i lejon? Mua më thirrën emrin për gjyq.
Po ik ore, ti tashi, ik ore, na ler rehat! Komentet ik merri atje tek emisioni juaj!
Po ik ore qërohu! Ik ore zhdukuni, se po konsumoni vepër penale! Ndjekja në çdo kohë…, Falsifikimin ik e gjeje në prokurori! Keni bërë kallëzim, ik e gjeje në prokurori! Ik ore fytyrë e ndyrë!
Kam unë tani koment 1 min, sa të…
E di unë, çfarë komenti kam! Do merresh ti me mua? Kallëzimet i kam filluar me ju dhe nuk ju ndahem! O unë, o ju!/Radar.al
“Do ta paguajë 10-fish”/ Ish-gjyqtarja e Elbasanit tentoi të hakmerrej ndaj Saimir Kodrës

