Adoleshenti shqiptar 17-vjeçar i cili dyshohet si autori i vrasjes së një 42-vjeçare rumune në Viadana të Mantovës në Itali, ka dhënë dëshminë e tij për atë që ndodhi në garazhin e shtëpisë, të cilin e kishte shndërruar në palestër.
Sipas medieve të huaja, i riu mbyti gruan “duke ia shtrënguar krahun dhe parakrahun rreth qafës”.
Nga hetimet e bëra rezulton se përpara se të organizonte takimin me pagesë me Maria Campai-n “të njohur rastësisht në një faqe takimesh”, djali në burg i akuzuar për vrasjen e saj, kishte kërkuar në internet teknika të vrasjes me lëvizje duarsh.
Në garazh, në mëngjes ekspertët shkencorë punuan në kërkim të gjurmëve të reja për të konsoliduar akuzat e prokurorisë, pasi djali më kot u përpoq të largonte njollat e gjakut dhe mbetjet organike.
Pas bashkëpunimit fillestar me hetuesit, ai tregoi vendin, kopshtin e një vile të pabanuar ngjitur, ku ai dyshohet se varrosi trupin e Marias.
42-vjeçarja me origjinë rumune, e divorcuar nga bashkëshorti, nënë e dy fëmijëve, u gjet nën një shtresë gjethesh dhe shkurresh.
Ndonëse, me pranimin e vetë avokatit të tij, Paolo Antonini, nuk ka ose nuk do të kishte asnjë motiv pas masakrës.
“Gjithçka zgjati disa sekonda” tha 17-vjeçari.
Pak sekonda kohë dhe pa hezitim. E në ditët në vijim nuk ka ndryshuar rutinë, nuk ka tradhtuar veten, nuk ka shprehur shqetësim apo nervozizëm, nuk ka menduar të largohet nga Viadana, aq më pak, ka menduar të lëvizë trupin e Marias.
Familja e 17-vjeçarit, bëhet me dije se nuk kanë vënë re ndonjë shenjë të veçantë që të sillte ndonjë shqetësim.
Ndërkohë bëhet me dije se kur raste të tilla ndodhnin në shkollë 17-vjeçari e ka zakon që të tërhiqet, hesht, zgjedh të mos ndërveprojë, me pak fjalë të zhduket.
Rruga e tij e vetme e shpëtimit duket se ka qenë ai sport luftarak, me djersën e përditshme për t’i fryrë gjithnjë e më shumë muskujt dhe duke e trajtuar veten me portrete në fotografi dhe video për t’i postuar në kanalet sociale për të mbledhur pëlqime të shpërndara.
Një aktivitet që vazhdoi më pas në shtëpi, e pajisur si një palestër private me pesha me shtangë dhe pasqyra rreth divanit që priti takimin me Marian dhe ekzekutimin e saj.
LEXO EDHE:
Planifikuan takim romantik, adoleshenti i merr jetën 42-vjeçares