Detaje të reja kanë dalë në pah nga vrasja e ndodhur para pak në Tropojë.
Burimet bëjnë me dije se shtetasi Flordian Mulaj, 35 vjeç, për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri pistoletë shtetasin Artur Dauti, 43 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.
Autori me viktimën mësohet se nuk kanë patur probleme të mëparshme bashkë.
Dyshohet se autori dhe viktima kanë qenë duke konsumuar alkool në lokal dhe kanë patur debat mes tyre, ku autori i dyshuar më pas e ka qëlluar me armën e zjarrit.
Policia bëri me dije se në drejtim të Tropojës janë nisur forcat operacionale të DVP Kukës, specialistët e Hetimit të Krimeve, dhe dy grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë Njësia Shkodër, për lokalizimin dhe kapjen e autorit.