Detaje të reja janë zbardhur ditën e sotme për sa i përket hetimit për ngjarjen e rëndë që i mori jetën Martin Canit.
Grupi hetimor është rikthyer në vendngjarje dhe kanë sekuestruar kamerat e sigurisë në zonën, ku dyshohet se autori është larguar me vrap me shokët dhe kushërinjtë e tij.
Sekuestrimi i kamerave ndodhi për rjedhojë të dyshimeve të ngritura se mund të ketë pasur persona të tjerë që kanë marrë autorin dhe e kanë larguar nga vendngjarja.
Kujtojmë se rasti tragjik i vrasjes së adoleshentit, ndodhi 200 metra larg shkollës 9-vjeçare “Fan Noli”.
LEXO EDHE: