Site icon Informohu siç duhet

Kush është i dyshuari që dëmtoi 42-vjeçarin nga Bilishti?

E rëndë! Një 50-vjeçar i jep fund jetës duke u vetëmbytur

Sipas burimeve, mësohet se 42-vjeçari nga Bilishti që u gjet i dëmtuar në Tiranë, është goditur nga shtetasi B. Gj., 34 vjeç.

34-vjeçari nga Peshkopia, me banim në Tiranë dyshohet ta ketë goditur Rigels Kason me sende të forta duke e lënë atë me lëndime në pjesë të trupit.

Sipas burimeve policore kjo ngjarje dyshohet të ketë ndodhur për motive të dobëta.

Njoftimi i Policisë

Në vijim të njoftimit paraprak të dhënë ditën e djeshme, më datë 15.07.2024, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, dhe po punojnë për kapjen e shtetasit B. Gj., 34 vjeç, lindur në Peshkopi dhe banues në Tiranë.

Shtetasi B. Gj., ditën e djeshme, më datë 15.07.2024, në rrugën “Sokrat Miho”, dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasin R. K., 42 vjeç, banues në Bilisht, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, parashikuar nga neni 88 i Kodit Penal.

 

Exit mobile version