Hetuesit e SPAK pas hetimeve të kryera zbardhën autorët dhe porositësit e masakrës së Brasheshit si dhe vrasjen e Klevis Kapllanit.
MASAKRA E BRADASHESHIT:
Tre ditë para ndryshimit të viteve në dhjetor të 2018-ës, 3 persona, mes tyre edhe një shtetas turk, u vranë me breshëri kallashnikovi brenda makinës tip “Range Rover”.
Dy shqiptarët e vrarë nga breshëritë ishin Endrit Alibej 34 vjeç; Arben Dylgjeri, 56 vjeç, të dy kushërinj me njëri-tjetrin dhe turku Erdal Durunay, 51 vjeç.
Kujtojmë se shqiptarët ishin kthyer për të kaluar festat e fundvitit me familjarët e tyre, kur në afërsi të Kombinatit Metalurgjik një makinë u zuri pritë dhe drejt tyre qëlluan pa mëshirë.
Vrasja e Klevis Kapllanit:
Klevis Kapllani, miku i tij i ngushtë i Nuredin Dumani, fatkeqësisht Kapplani u tradhëtua nga miku I tij.
Dumani e ekzekutoi me armë zjarri në Rrogozhinë, rreth 200 metra larg banesës së tij. Mësohet se pas vrasjes së Emiljano Ramazanit, Dumanit i ‘shkoi’ në mendje ta eliminonte bashkëpunëtorin e tij për të mbuluar ekzekutimin në Elbasan. Ky plan i Dumanit u përforcua më tej, kur u fut në sherr me Kapllanin për një sasi parash.
Asokohe emri i Nuredin Dumanit nuk ishte aq i njohur, madje konsiderohej thjesht si një ish-drejtues i një grupi prostitucioni.

