Site icon Informohu siç duhet

Zbardhen emrat e 33 personave të arrestuar për skandalin e 102 kontejnerëve me mbetje të rrezikshme të “Kurum”

Abuzuan me pronat, pesë punonjësit e kadastrës dërgohen në gjyq

Janë zbardhur emrat e 33 personave ndaj të cilëve Prokuroria e Durrësit ka firmosur masa sigurie në lidhje me skandalin e 102 kontejnerëve me mbetje të rrezikshme të kompanisë “Kurum”, të depozituara në një zonë nën administrimin e Agjencisë së Administrimit të Pronave të Sekuestruara dhe Konfiskuara, pranë EcoParkut në Porto Romano.

Hetimet nisën pas alarmit të organizatave mjedisore, të cilat ngritën dyshime se kontejnerët përmbanin mbetje të rrezikshme.

Mes të arrestuarve janë dy administratorë turq të “Kurum International”, drejtues kompanish private, zyrtarë të Doganës, të AKM-së dhe të Autoritetit Portual Durrës.

Në arrest me burg
Erdal Demir – Administrator i “Kurum International”

Yusuf Sezai Kurum – Administrator me prokurë i “Kurum”

Gjovana Sokolaj – Pronare e kompanisë “Sokolaj”

Doni Sokolaj – Administrator i “D.o.o Minerals”

Olizana Pemati – Ish-administratore e kompanisë “Sokolaj”

Mujo Ilazaj – Drejtor i Transportit në “Kurum”

Rami Bunga – Specialist mjedisi në “Kurum”

Harun Sarica – Drejtor i prodhimit të çelikut në “Kurum”

Arif Shkalla – Drejtues në “Kurum”

Shaban Hyseni – Drejtor i departamentit të shitjeve në “Kurum”

Mikail Hila – Aksioner i agjencisë doganore “Joti Spedition”

Mbarime Koroci – Aksionere e “Alliance Resource”

Nazif Bajrami – Pronar i “Bajrami N”

Andon Prifti – Administrator i “Bajrami N”

Petrit Qosja – Person fizik në tregtinë e mbetjeve

Julian Kapedani – Dega e Doganës Durrës

Indrit Likaj – Dega e Doganës Durrës

Helidon Lila – Dega e Doganës Durrës

Edmond Voda – Dega e Doganës Durrës

Shkëlqim Jakupi – Dega e Doganës Durrës

Florian Çimo – Administrator i kompanisë koncesionare EMS APO

Gazmend Sina – Punonjës i EMS APO

Ingo Hesse – Administrator i EMS APO

Dritan Seferaj – Drejtoria e Inspektim-Kontrollit, AKM

Kejdi Ahmetaj – Drejtoria e Inspektimit, AKM

Xhulio Golgota – Inspektor i Autoritetit Portual Durrës

Në arrest shtëpie

Mirjeta Zotaj – Kontabiliste e kompanisë “Sokolaj”

Arta Dollani – Ish-drejtoreshë e Përgjithshme e AKM

Marjeta Përlala – Drejtoresha aktuale e AKM

Kledina Skendo – Sektori i monitorimit të lejeve mjedisore, AKM

Bujana Tonçiça – Sektori i lejeve mjedisore, AKM

Evis Mellonashi – Sektori i lejeve mjedisore, AKM

Iva Musa – Inspektore e Autoritetit Portual Durrës

Hetimet po vijojnë për rolin konkret të secilit në menaxhimin, magazinimin dhe lëvizjen e mbetjeve të rrezikshme, si dhe për shkeljet e dyshuara të legjislacionit mjedisor dhe doganor.

Exit mobile version