TIRANË– Janë zbardhur detaje të reja nga hetime lidhur me atentatin e 17 prillit ne Lunder.
Grupi hetimor ka përftuar ADN mikse pas analizave laboratorike dhe po bëhen krahasimet. Por nga u përfituan këto ADN? Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se në vendin e ngjarjes ku ishin fshehur autorët janë gjetur disa sende si: çanta, doreza dhe pinca. Dyshohet se janë përdorur për të prerë telin e rrethimit ku ishin fshehur me motor./Radar.al