Këngëtarja e njohur shqiptare Zanfina Ismaili ka reaguar fuqishëm në rrjetet sociale lidhur me situatën e reperit Gjesti, ish-fituesi i Big Brother Vip Albania 4, emri i vërtetë i të cilit është Besart Kelmendi, pas raportimeve se ai dyshohet se ka shkuar i armatosur dhe ka kanosur stafin e kompanisë muzikore Onima, që menaxhon të drejtat e tij autoriale.
Në një InstaStory, Ismaili theksoi se nga përvoja e saj personale ka pasur marrëdhënie problematike me pronarin e Onima-s, duke e përshkruar atë si jo profesional dhe jo korrekt. Ajo sugjeroi se veprimi i Gjestit mund të ketë qenë rezultat i pakënaqësive të grumbulluara ndër vite.
“Këtë që e paska bërë Gjesti ndaj Onima, është veç një revoltë e njeriut që (jam e bindur) e kanë gënjyer gjatë dhe shumë. Frustrimi nuk vjen si rrufeja, jo! Ndërsa pronari i Onima ka qenë njeriu më jo profesional, më jo korrekt ndonjëherë. Po flas nga përvoja ime para shumë vitesh. S’paska ndryshuar aspak! Liri për Gjestin”, shkroi Zanfina.
Ndërkohë, po përballet me akuza nga Prokuroria Themelore në Prishtinë për tri vepra penale, dhe rasti është duke u trajtuar nga organet e drejtësisë.



