Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “Dorëzohu, babi të do shumë”, babai i Altin Ndocit i bën thirrje publike të birit në arrati

    “Kur e arrestuan jetova me frikë”/ Babai i Altin Ndocit flet pas arratisjes: Nuk i kemi borxh askujt, kërkoj vetëm djalin tim

    Chiara Ferragni shpallet e pafajshme në çështjen “Pandorogate”, por skandali lë pasoja të rënda

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Lajmet e fundit

    Ylli Pata/ “Operacioni Beleri 2”: Hisenë e kujt kërkon Vangjel Dule në Vlorë?

    January 18, 2025
    Ylli Pata/ “Operacioni Beleri 2”: Hisenë e kujt kërkon Vangjel Dule në Vlorë?

    Kërkesa politike e Vangjel Dules për një “zgjerim” në qarkun e Vlorës nuk përbën më risi. Megjithatë, konfigurimi politik i këtij zgjerimi nuk e ka pasur dhe marrë hapësirën e duhur të elaborimit të mjaftueshëm.

    Kreu i PBDNJ-s, më shumë se dy legjislatura tashmë që e ka braktisur zonën e minoritetit grek të Dropullit dhe ka kandiduar në qarkun e Vlorës.

    Thatësira politike e Dules në Dropull, nga ku e ka edhe vendlindjen e tij, ka bërë që të zhvendosë zonën zgjedhore me një epiqendër politike Himarën, me shpresë për të marrë vota edhe në zonën e Finiqit.

    Megjithatë, nëse shikon zgjedhjet parlamentare dhe sjelljen e elektoratit të Vlorës, Dule asnjherë nuk ka pasur mjatueshëm votat e duhura për të dalë deputet. Në zgjedhjet e vitit 2017, ka arritur të dalë vetëm duke qenë pjesë e listës së sigurtë të PD-së në qarkun Vlorë.

    Dalje që i ka kushtuar mjaft shtrenjtë jo thjesht PD-së dhe opozitës, por atij që quhet “hambar i votave të së djathtës” që nga kufiri i Vlorës me Fierin, të gjithë Lumin e Vlorës, Bregdetin e deri në Sarandë.

    Edhe pse Vlora konsiderohet si sasi, një bastion i së majtës, ky qark ka një konfigurim të rëndsishëm politik djathtas, të cilin e ka historik e tradicional, por edhe cilësor.

    Që do të thotë, kemi të bëjmë me një elektorat të qëndrueshëm të së djathtës shqiptare reale, i cili edhe në kohën e komunizmit dhe pas tij, pra në 34 vjetëshin e fundit, ka qenë një komunitet i qëndrueshëm i vlerave që përfaqëson e djathta. Që nga patriotizmi, dhe vlerat e tjera konservatore që vjen nga e djathta tradicionale shqiptare.

    Vlora, në ditën më të keqe për Partinë Demokratike siç koha pas vitit 1997, e ka pasur besnik komunitetin e saj, që përgjithësisht kur zgjidheshin deputetët me mazhoritar, merrte 2 deputetë. Pas instalimit të sistemit spanjoll, pra proporcional-rajonal, i ka pasur të sigurtë 4 deputetë dhe ka synuar të pestin. Të cilin nuk e ka marrë asnjë herë. Dhe sidomos në vitin 2009 për pak fare.

    Le të vijmë te hiseja politike e Vangjel Dules në qarkun Vlorë. Ai u zgjodh në 2017-ën, duke përfituar thjesht nga numri 3 në listë dhe madje është zgjedhur nga vota të djathta, që në thelb janë antagoniste me politikën e PBDNJ-së. Përkatësisht janë vota të komunitetit çam të Vlorës. Të cilët, me partinë që i ka përfaqësuar e kanë marrë një deputet në qark, pra i kanë të gjitha mundësitë elektorale për ta arritur këtë objektiv. Nga ana tjetër, një komunitet i djathtë tradicional në Vlorë qytet, Labëri, por edhe në fshatrat e bregdetit e deri në Sarandë, janë gjithashtu kompakt në antagonizmin ndaj politikave të PBDNJ-së dhe Athinës zyrtare në lidhje me pretendimin për Himarën.

    Vetë bashkia Himarë, në zgjedhjet e fundit të pjesshme, të 4 gushtit të vitit që lamë pas, pati daljen më të madhe se vitet e tjera. Në këtë dalje, të gjitha votat e hedhura në kuti për dy garuesit për kryebashkiak shkojnë rreth 8500 vota. Pra sikur të gjithë votuesit e Himarës të votojnë për Dulen, ai nuk e bën një deputet. Në 2017-n, i mori vendin Dashamir Tahirit, i cili siguroi më shumë vota në garën e fortë me PDIU-në pas ndarjes me Shpëtim Idrizin. Në 2021-shin, ku zgjedhjet ishin më të qarte; e majtë e djathtë, Dule nuk rrezikoi por u vendos i 15-i në Tiranë, ku përfitoi si pasojë e vendimit të Lulzim Bashës për të caktuar në listn e sigurtë t gjithë aleatët e PD-së.

    Ndërkaq, në 2023, me të ashtuquajturin “rasti Beleri”, në lojë hyri edhe Athina zyrtare, e cila edhe nëpërmjet Dules, por edhe direkt, lidhi aleancë të fortë me Sali Berishën dhe Ilir Metën, të cilën i lanë zonë të lirë Himarën.

    Edhe në bashkinë Himarë, pra fshatrat që përbëjnë këtë njësi administrative, PD dhe opozita mori kosto të lartë karshi militancës dhe votuesve të saj. Të cilët kanë qenë përgjithësisht jo te lineuar në politikën e Athinës për Himarën.

    Kurse përtej Himarës, kostoja e PD-së dhe opozitës, është edhe më e madhe, sidomos në qytetin e Vlorës, ku e djathta ka pasur dhe ka një bërthamë të rëndësishme qytetare dhe intelektuale, por edhe në Labëri.

    Me fjalë të tjera, Dule, në logjikën e konfiguracionit të tij politik si aleat i PD-së dhe së djathtas, nuk ka hise në qarkun Vlorë. Përveç se mud të përfitojë nga rreshtimi politik i Sali Berishës në linjën e Athinës.

    Linjë, e cila ka objektivat dhe synmet e saj strategjike apo taktike. Tashmë nuk është e fshehtë përpjekja për të rritur influencën në Himarë, në mënyrë që të krijohet ajo lidhje gjeopolitike me bashkitë e Finiqit dhe Dropullit, siç janë në hartë.

    Por në këtë aleancë me Athinën, siç e kanë treguar faktet dhe vetë votat, PD dhe opozita nuk fiton asgjë, përveçse than elektoratin e saj tradicional. Me një efekt zinxhir, i cili nëse përdoret me kujdes dhe zgjuarsi mund të kthehet në pjellor për partitë e reja të opozitës.

    I vetmi që “përfiton” është Sali Berisha i cili kerkon me ngulm një aleat të rëndësishëm perëndimor, por siç e kanë treguar faktet dhe zgjedhjet, kjo ka qenë ose iluzion, ose levizje në boshllëk.

    opinion Ylli Pata
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “Dorëzohu, babi të do shumë”, babai i Altin Ndocit i bën thirrje publike të birit në arrati

    January 14, 2026

    “Kur e arrestuan jetova me frikë”/ Babai i Altin Ndocit flet pas arratisjes: Nuk i kemi borxh askujt, kërkoj vetëm djalin tim

    January 14, 2026

    Chiara Ferragni shpallet e pafajshme në çështjen “Pandorogate”, por skandali lë pasoja të rënda

    January 14, 2026

    Shtëpia e Bardhë u paraqet banorëve të Groenlandës një zgjedhje simbolike: SHBA apo Rusi/Kinë

    January 14, 2026
    Mos e humb
    Fokus January 12, 2026

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    NGA TORI AGOLLI  Arben Ahmetaj: dy fjale kam per ty,te njoha në vitet e shkuara,kur…

    As burgu nuk i mjaftoi/ Alda Klosi, ish-benjaminja e Arben Ahmetajt, rikthehet te presionet ndaj bizneseve

    SPAK, transparenca e munguar dhe kufiri i rrezikshëm i gjyqit popullor

    CFO Pharma, Pharma Plus dhe Medix Albania/ KLSH zbulon skemat korruptive të FSDKSH-së dhe abuzimet me ilaçet që rrezikojnë shëndetin e shqiptarëve

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: [email protected]
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    “Do të heqin qafe një barrë të madhe”/ Pas 13 Janarit, 3 shenja të zodiakut i presin ditët pozitive

    Parashikimi i horoskopit 14 Janar, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për ju, horoskopi 13 Janar 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.