TIRANË– Yield-i i bonove 12-mujore te qeverisë shqiptare pesoi një tjetër rënie ne ankandin e kesaj jave dhe preku nivelin me të ulët ne më shume se dy vjet.
Sipas informacionit te Bankes se Shqiperise, yield-i mesatar i ponderuar ra ne 3.02%, nga 3.11% që kishte qenë ne ankandin e mparshem, që ishte zhvilluar ne fund të shtatorit.
Yield-i i ketyre instrumenteve ka prekur tashme nivelin me te ulët qe prej korrikut te vitit 2022.
Yield-i i bonove 12-mujore njëkohësisht pothuajse ka zoritur ne nivelin e normes bazë te interesit. Marzhi (spread-i) prej vetëm 0.02 pike perqindje mbi normën baze eshte më i ulëti i regjistruar ndonjhere për bonot 12- mujore.
Megjithate, renia e yield-it ne kete nivel duket se i detyrohet nje rezultati te ralle te ankandit, në të cilin eshte pranuar një kerkesë e vetme konkurruese, nga 18 te paragitura. Nga 8 miliarde leke qe kishte qene shuma e shpallur per financim, vlera totale e kerkesave arriti ne me shume 14.5 miliarde leke.
Megjithese pro rata (pjesa e pranuar si shume ndaj totalit te kërkesave konkurruese) nuk ishte shume e ulet, 89.42%, niveli i ofertës se vetme te pranuar e ka zoritur yield-in e bonove 12-mujore prane normes baze te interesit.
Duke giykuar, me sa duket, te favorshme kushtet e ofertes, Ministria e Financave ka vendosur te rrise vleren e emetimit me maksimumin e lejuar prej 15%, duke e çuar ate në 9.2 miliarde lekë.
Renia e yield-eve te instrumenteve të borxhit te geverisë tregon nje gjendje likuide te tregut të të brendshëm financiar, kerkesë të lartë të investitoreve per kéto tituj dhe nje perceptim te ulët rreziku prej tyre.
Perveç kerkess nga investitoret e brendshem, gjat ketij viti shte verejtur per here te pare kerkesë per titujt e qeverisë ne leke edhe nga investitore institucionale jorezidente.
Kjo e ka ritur me teper kerkesen, duke ndikuar në renien e mëtejshme te yield-eve. Sipas Bankws sw Shqipwrisw, pjesëmarrja e investitorëve jorezidente gjatë tremujorit t dyte 2024 mbuloi rreth 18% te shteses se borxhit te qeverise. Nga ana tjeter, edhe huamarrja e geverise ne tregun e brendshëm financiar ka ardhur gradualisht në rënie gjate vitit.
Sipas kalendarit të huamarrjes të Ministrisë së Financave, shuma e programuar per tu financuar ne tregun e brendshem ne tremujorin e fundit te vitit, (duke perfshire edhe rifinancimet e instrumenteve të maturuar) do të ketë vlerën 68 miliarde lekëve, në rënie me 8.8% krahasuar me tremujorin e trete dhe ne rënie me 15% krahasuar me të njëjtën periudhe te nje viti me pare.
Rënia e yield-eve perbën nje premisë per uljen edhe të kostove te huamarrjes per sektorin privat te ekonomisë. Normat e ulëta te interesit per kredite kane sjelle nje rritje te forte te kreditimit te monedhen vendase ne dy vitet e fundit, sidomos me qëllim blerjen apo zhvillimin e pasurive te paluajtshme nga familjet dhe bizneset.
Ne muajin korrik te ketij viti, Banka e Shoiperise ndryshoi kahun e levizjeve te politikes monetare, duke aplikuar uljen e pare te normes baze, pas nje cikli rites qe zgjati pak me shume se dy vjet.
Ne mbledhjen e ketij muaji, Keshilli Mbikëqyrës vendosi ta mbaje te pandryshuar normen baze ne nivelin 3%, mbeshtetur ne pritshmerite per rritje te inflacionit gjate vitit të ardhshëm. / MONITOR


