TIRANË– Ish-banori i “Big Brother VIP Albania 4”, Xum Allushi, ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale me një postim të veçantë, duke ndarë një moment romantik krah partneres së tij.
Ai ka publikuar një foto të rrallë në shoqërinë e vajzës që i ka rrëmbyer zemrën, ndërsa postimin e shoqëroi me një mbishkrim të shkurtër, por plot domethënie: I bekuar.
Ky postim ka ngjallur menjëherë reagime të shumta nga fansat, të cilët kanë shprehur kuriozitet për jetën e tij private. Megjithatë, Xumi ka zgjedhur të ruajë privatësinë e partneres së tij, duke mos zbuluar identitetin e saj.
Që pas përfundimit të eksperiencës në “Big Brother VIP Albania 4”, Xum Allushi ka qenë aktiv në rrjetet sociale, duke ndarë me ndjekësit momente nga përditshmëria dhe projektet e tij. Megjithatë, ai ka qenë gjithmonë i rezervuar kur bëhet fjalë për jetën personale. Postimi i fundit duket se konfirmon se ish-banori po përjeton një periudhë të lumtur në jetën sentimentale./Radar.al
