Partnerja e të penduarit të drejtësisë, Amarildo Nikollit, i cili ndodhet prapa hekurave, Xhovana Nikolli nëpërmjet një videoje të bërë së fundmi ka reaguar ndaj SPAK.
Teksa shfaqet së bashku me motrën e saj, Alda Nikollin, Xhovana përbri videos shkruan se SPA futi intriga mes saj dhe së motrës. Ndërsa më tej ajo thekson se i kanë bërë pritë në aeroport dhe i kanë thënë se motra e ka shiti atë në Spanjë, ndaj pritej që atë ta vrisnin.
Më tej Xhovana shkruan se Prokuroria e Posaçme mbron kriminelët dhe synon q ëtë shkatërrojë familjen e saj.
Xhovana Nikolli: Spak fut intriga mes motrave turp t’iu vije qa shteti kemi .. me ben prit ne Aeroport dhe me than qe mos ik ne spanj se motra t’ka shit do t’vrasin fjalet e Spakut! Mbroni kriminelat dhe doni te shkatrroni familjen tone .. Jam e gatshme per cdo gje deri ne fund.
Kujtojmë se Prokuroria e Posaçme kërkoi një leje në gjykatë për të ushtruar kontrolle për shkak të hetimeve që po kryen për shpërthimi i një sasie tritoli në derën e apartamentit ku jetonin me qira më herët motrat Nikolli.
Nga shpërthimi fatkeqësisht u lëndua fqinji i tyre Enea Thomaraj, i cili për shkak të plagëve të marra ai nuk arriti të mbijetonte dhe me 4 tetor të 2024 humbi jetën.

