Site icon Informohu siç duhet

Xhensila Pere për BBV4: S’kam nevojë fare të mendohem, asnjë ndriçim që mund ta zëvendësojë

Xhensila Pere për BBV4: S’kam nevojë fare të mendohem, asnjë ndriçim që mund ta zëvendësojë

Xhensila Pere

Xhensila Pere teksa ka qenë e ftuar në emisionin “Mos i bjer me Top” në Top Channel ka folur edhe për BBV4.

Ajo e quan rikthimin në Top Channel si kthimin në shtëpi, pas një periudhe të gjatë shkëputjeje që ajo është larguar nga ekrani për t’u kujdesur për të ëmën e cila ka kaluar sfidën me kancerin. Mesa duket ajo është gati për t’u rikthyer në televizion, sidomos me BBV.

Ronaldo e pyeti nëse do ta  riprovonte dhe ajo pa asnjë mëdyshje ka thënë PO.

“S’kam nevojë fare të mendohem. Po, sepse unë e kam shijuar atë “Big Brother” dhe kam bërë çfarë më tha zemra, kështu që nuk kam asnjë peng, nuk kam asnjë pendesë dhe do ta ribëja. Do hyja në “Big Brother VIP” si VIP. Do më pëlqente, sepse adrenalinën që të jep kjo, kënaqësinë që të jep kjo, nuk ka asnjë dritë, asnjë ndriçim që mund ta zëvendësojë.”- u shpreh Xhensila.

Exit mobile version