Para se vetë Top Channel të konfirmonte njërin nga moderatorët e Fiks Fare si Julian Deda, në mediat rozë kishte qarkulluar lajmi se do të ishte Egla Ceno krah tij.
Por sonte çdo dyshimi iu vu kapaku dhe mësohet se do të jetë Xhemi Shehu dhe Juli dy bashkëprezantuesit e emisionit.
Ndërkohë në Instagram e saj ka reaguar dhe Egla e cila është mjaft aktive duhet thënë.
Ajo ka publikuar një video, siç vetëm ajo di t’i bëjë, ku tregon si bëhet shenja e zemrës me dy duar.
Kjo do të thotë se ajo përshëndet fansat e saj që e kanë përkrahur lajmin se ajo mund të ishte moderatore e Fiks Fare.
Mbetet të shohim ku do pozicionohet Egla këtë sezon televiziv.

