Site icon Informohu siç duhet

Xhelal Rraja arrestohet në operacionin ‘Revanshi’, GJKKO lë në fuqi masën e sigurië “arrest me burg”

Xhelal Rraja arrestohet në operacionin 'Revanshi', GJKKO lë në fuqi masën e sigurië "arrest me burg"

GJKKO ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për Xhelal Rrajën është vënë në fuqi pas arrestimit të tij në kuadër të operacionit “Revanshi”.

Ai ishte në kërkim për akuzat e pjesëmarrjes në grup të strukturuar kriminal dhe sigurimit të kushteve për të kryer vrasje.

Operacioni “Revanshi” u zhvillua më 17 dhe 18 maj, dhe disa prej personave të cilëve u lëshuan urdhra arresti tashmë ndodhen jashtë vendit.

Akuzat 

Xhelal Rraja është një nga anëtarët e bandës së Niklës, njëkohësisht vëllai i ish-deputetit socialist Rrahman Rraja.

Në dosje thuhet se pjesë e planit për të ekzekutuar Arben Ndokën ishte edhe Xhelal Rraja.

Ndoka do të vritej në kafen e ngushëllimit në shtëpinë e një gjyqtari në Tiranë. Ish-deputeti socialist fatmirësisht i shpëtoi atentatit pasi nuk shkoi për ngushëllim.

Sipas dosjes së SPAK Rraja ishte pjesë e grupeve të Durim Bamit dhe Endrit Dokles që tentuan në disa plane të ndryshme të ekzekutonin Ndokën.

Po sipas dosjes Revanshi, Arben Ndoka nga ana tjetër kishte tentuar disa herë që të vriste Durim Bamin, pasi kishte dyshime se ky i fundit ishte përfshirë në vrasjen e vëllait të tij Aleksandër Ndoka.

Për këtë plan, ai ishte lidhur me Ervis Martinajn, Emiljano Shullazin dhe pjesëtarë të grupit kriminal të Avdylajve, plan i cili gjithashtu dështoi.

Duke ndjerë kërcënimin, Bami thuri aleancë me Endrin Doklen dhe Rrajat për të vrarë Arben Ndokën.

Sipas SPAK, Endrit Dokle kishte marrë përsipër të siguronte informacionin për  lëvizjet e ish deputetit Ndoka, Durim Bami dhe Xhelal Rraja ishin organizatorë, ndërsa Marklen Haka kishte marrë përsipër të gjente vrasësit me pagesë.

Exit mobile version