Site icon Informohu siç duhet

Vuçiç sfidon Perëndimin: Na lanë pa Kosovën, por unë nuk do ta njoh!

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka hedhur poshtë zërat për një afrim të Serbisë me NATO-n, duke deklaruar se “asnjë lider perëndimor nuk ka kërkuar një gjë të tillë” dhe se vendi i tij do të mbetet ushtarakisht neutral.

“Nuk e përmendi askush NATO-n – as Macron, as Meloni. Serbia nuk do të anëtarësohet në NATO. Ushtria jonë është neutrale dhe e tillë do të mbetet”, tha Vuçiç, duke kundërshtuar analizat që e lidhin qëndrimin e tij me mbijetesën në pushtet.

Duke përmendur presionet ndërkombëtare dhe protestat e brendshme, ai akuzoi kundërshtarët si “instrumente të një revolucioni me ngjyra”, ndërsa i qëndroi qëndrimit të tij kundër njohjes së Kosovës.

“Nuk do ta njoh Kosovën – kurrë. Na lanë pa Kosovën dhe pa Malin e Zi, por unë nuk bëj kompromis me këto çështje,” deklaroi Vuçiç, duke fajësuar për këtë “qeveritë e mëparshme dhe aleatët e tyre të huaj”.

Exit mobile version