Site icon Informohu siç duhet

Vuani nga dhimbjet e kockave? Ja disa këshilla nga mjekët reumatologë

Kockat mbajnë trupin tonë ndërsa muskujt sigurojnë skeletin duke krijuar një kombinim të pandashëm. Kujdesi për shëndetin e kockave duhet të nisë që në vegjëli, me frymëmarrjen e parë të bebit. Mjekja reumatologe Ergeta Ktona rendit disa këshilla që duhet të ndjekim për të pasur kocka të shëndetshme.

Vitamina D dhe kalciumi janë elementë kryesorë, por nuk duhet harruar ushqimi i shëndetshëm, ekspozimi ndaj diellit dhe aktiviteti fizik për të ndihmuar shëndetin e mirë të kockave.

Ergeta Ktona: Kocka duhet të vlerësohet që në momentin që fëmija lind. Që në ato momente, të gjitha nënat dhe baballarët e rinj e dinë shumë mirë që fëmijës i jepet vitaminë D me pika dhe kjo është një gjë shumë e rëndësishme. Sa herë e çoni te pediatri, ju e shihni që ata i shohin fontanelën, i shohin zonën në pjesën e sipërme të kokës nëse ka filluar të mbyllet apo jo dhe nëse është mbyllur në kohën e duhur. Të pasurit e një diete ushqimore të pasur me vitaminë D dhe kalcium, frekuentimi i detit, plazhit që në fëmijëri, që në moshat pediatrike, mbi 30 ditë në vit duhet të ekspozohet me plazhin një fëmijë, me detin.

Exit mobile version